Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në Kongresin e Shëndetësisë, duke e krahasuar me Adil Çarçanin.

Në një reagim në “Facebook”, Shehu theksoi se këto deklarata të Ramës bëhen në një kohë kur në 5 vite zyrtarisht janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërsa shton se kryeministri zotohet që të ndalojë lëvizjen e lirë të bluzave të bardha pas studimeve.

REAGIMI I SHEHUT
Rama sot ne “Kongresin e Shendetesise” si Adil Carcani ne si motren e tij, “Konferencen kombetare te mjekesise” te 1989!
Ne nje kohe kur ne 5 vite zyrtarisht 857 mjeke jane larguar nga Shqiperia.
Rama zotohet te ndaloje levizjen e lire te mjekeve mbas studimeve!
Njelloj si Adili atehere.
Rama si Adili atehere zotohet se do t’i heqe “pasaporten” atyre per te…..
Por ai harron se levizja e lire eshte nje e drejte universale!
Ai mburret se studentet e mjekësisë paguajnë vetëm 1/16 e shpenzimeve të studimeve!
Ai ja kalon dhe Adilit, i cili nuk kërkoi bashkëpagesa për studimet universitare.
Dhe këtu flasim për universitet publike, për studimet publike, qe jane detyrim kushtetues i shtetit t’i financoje plotesisht!
Ndersa per pagat kerkon te “sheqerose” nivelin e tyre, qe na rendit edhe ne fund te Rajonit.
Deklaron se mjekeve specialiste do tu shtohen rreth 430 E.
Duke perfshire edhe indeksimin e inflacionit!
Aktualisht e kane 520 E e keshtu shkon ne 950 E, kur paga me e ulet e tyre ne Kosove eshte1195 E.
Ndersa mjekeve te pergjithshem e infermiereve do tu rriten 7%, gje qe nuk mbulon as indeksimin e inflacionit, pra realisht do tu ulen.

Nderkaq Kosova vetem kete vit dy fishoi pagat ne shendetesi.
Me tej ngaterohet keq kur flet per autonomine spitalore.
Deklaron se po fillon te testohet ne spitalin “Memorial” te Fierit, por haron dy gjere:
Se pari ai nuk eshte nje spital publik i mirefillte, ka nje status te cuditshem!
Se dyti autonomia spitalore kishte filluar te testohej ne Spitalin e Durresit etj qe reth vitit 2009. Eshte qeverisja e tij qe na ka kthyer vite mbrapa.
Se treti nuk sqaron si mund te kete autonomi spitalore per indekset e kostos, konkretisht sistemin DRG!? Ne fakt puna per DRG kishte filluar qe me 2009!
Aktualisht asgje!
Cudirat e sotme te Rames keto!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb