Administratori i ‘’Intermedica’’, Dr. Vasil Llajo ka rrëfyër për televizionin Scan fillimet dhe historinë e suksesit të karrierës së tij si mjek i spikatur dhe më pas me ‘’Intermedica’’.

Dr.Llajo thotë se ka qenë i pari që mori iniciativën për të sjellë një skaner në Shqipëri, pas eksperiencës së punës në Greqi.

Ai kujton se më 8 prill 1995 kjo dëshirë u realizua dhe në këtë datë është bërë dhe shkrepja e parë e skanerit. Më tej Dr.Llajo rrëfen kur ishte në Gjermani dhe pati fatin të ndezë llambën në hartën e prodhuesve të skanerëve për të shënuar që edhe Shqipëria e kishte një të tillë tashmë.

Sa i përket skanerit, Prof.Llajo thotë për herë të parë se e ka krijuar ai vetë plan biznesin, jo si ekonomist, por si mjek, ndërsa pikërisht ajo shënoi një epokë të re në Shqipëri.

”Fillimet Intermedica i ka në vitet 1995, një fillim paralel me skanerin e parë në Shqipëri, që ishte i pari si në shtet, si në privat. Drejtuesi i kësaj kompanie isha unë.

Nuk kishte skaner. Unë deri në 1992 kam punuar në neokirurgji si anestezist reanimator, tek vlerësimet e traumës së kokës, i bënim nëpërmjet klinikës, nëpërmjet një grafie të kokës, dhe në rastet më të rënda me arterografi, që ishte ekzaminim.

Në Greqi punova si anestezist reanimator, në një nga spitalet më të mëdhenj traumatologjik që ka Greqia. Shihja risinë e re, teknologjinë e re në 1992, që të jepte gjithë gjendjen e traumës në dorë. Futeshe brenda trupit, trurit të pacientit, të gjitha ato ishin imazhe, në varësi të asaj shihnim ecurinë e mjekimit të pacientit. Kjo ishte nxitja e parë që më krijoi atë përbrenda sa mirë do ishte që Shqipëria të kishte një skaner të tillë.

Kur erdha në Shqipëri në 1994 dhe bëra bisedat e para me shefat e neurokirurgjisë, që jo vetëm më dhanë suport mjekësor, po edhe suport moral që mund t’ia dalim. Instalimi i një skaneri në vitin 1995, që u bë me kompaninë blerëse, ishte një nga 2-3 kompanitë më të mëdha në botë. Më 8 prill 1995 ishte shkrepja e parë e skanerit në Shqipëri, pacienti i parë që u ekzaminua. Kur shkova në Gjermani, në qytetin që prodhohedhin skanerat, kishte në holl një hartë të botës, dhe kishte disa llambushka të gjitha shtetet që kishin skanera, Shqipëria e zezë, black, nuk ekzistonte. Unë Vasili ndeza llambushkën për Shqipërinë, që u bë më në fund me skaner. Rëndësi ka që Shqipëria kishte skaner.

Nëse nuk do isha mjek, nuk do e kisha bërë këtë hap, se lapsi nuk të linte të bëje hapa dhe ajo iniciativë u mor thjesht sepse isha mjek, pasioni dhe dëshira për epokë tjetër.

Po e them për herë të parë, po ja them drejtorit të Bankës së Kursimeve, Edvin Libohova,  dhe numri 2 Artan Santo. Po të shikoni në arkivat e kësaj banke e kam bërë unë plan biznesin prej 7 faqesh, si mjek.

Kur bëmë prezantimin çfarë sjell kjo, ata lexuan tek plan biznesi, jo ekonomistin por mjekun dhe hapësirat që sjell kjo aparatura. Pastaj u shtuan skanerat, dhe erdhi era e dixhitalit, rezonancën. Këta njerëz i falënderoj, si atë që ësthë ,si atë që nuk është.

Asgjë tjetër nuk kishte, klinika u pasurua më parë, me laboratorë ndër të tjera. Për të krijuar identitetin e vet nuk e emërova me të njëjtën, por e emërova Inter Medica, me latine. Hodhi hapat e para në ’95. Që prej atij viti ka ecurinë e vet, dhe ësthë ajo që është sot. Dua t’ju them se në ditën e parë që u konceptua, analizatorët do të jenë automatikë, me programet fjala e fundit e teknologjisë.

Neve shkelëm në rrugë të reja, hapësira të reja. Po e përsëris, bëmë shkollën tonë për skanerin. Të parën e ka bërë Gjergji Vreto që sot fatkeqësisht nuk është më.  Ai bëri shkollën e skanerit. Ai bënte interpretimin e atyre ekzaminimeve. Një pjesë të vështirësive i kaluam duke i kaluar në Greqi, për mushkëritë dhe stomakun diagnozat.

Më pas erdhi Prof. Vasil Bakalli që dha epokë të re diagnostikës së mushkërive dhe barkut në imazheri. Bashkë me Gjergji Vreton, Vasil Bakallin etj, krijuan atë që mbajti peshën.  Një pjesë e pacientëve do drejoheshin patjetër. Le të heqim pak fobinë kundrejt privatëve, ka një logjikë që vihet dhe çmimi. Nëse një çmim quhet i shtrenjtë, është teknologjia, kostot. Të gjitha brenda në çmim. InterMedica po hidhte hapat e saj në ’96, të personelit dhe mjekëve, t’i vinin në jetë duke dërguar rastet tek InterMedica. Kështu u rritëm ne, opinioni, njerëzit, dhe krijuam atë strukturën.

Po ju them që InterMedica ishte në vitet 2000 pati, unë si drejtues që pata atë iniciativë skanerin e parë, dhe futëm biologjinë molekulare. Që nuk bëhej. Ishte një nocion i ri në atë kohë. Dhe ne morëm kurajon të ballafaqohemi, dhe bile po ju them se mbi bazën e studimeve të InterMedica, të hepatitit B dhe hepatitit C, mjekë të caktuar në një kongres në Kanada, raportuan mbi të dhënat e InterMedica. Patën kurajon të besojnë tek ne.

Epidemia filloi dhe ndjeu nevojën për ekzaminimet e biologjisë molekulare, atëhreë kur u zbuluan edhe rastet e reja të Covid-19 në Wuhan të Kinës dhe më pas erdhi edhe tek ne. Në mars filloi lockdoën në gjithë shtetet pothuajse. Në fillim rastet përballoheshin ënë shtet por më pas shtimi i rasteve solli edhe nevojën për dihmë nga laboratorët privatë. Kriteret që vendosi msh dhe shteti, ishin të tilla që duhet të krijonim një siguri për shkak të pandemisë, sepse një njei që mund të ishte i prekur mund të infektonte edhe shumë të tjerë nëse nuk do ishte i saktë rezultati i tamponit.

Besoj që njerëzit kishin besim te intermedica sepse biologjinë molekulare e kishin provuar edhe më herët (tek hepatit). ne u certifijuam zyrtarisht për të bërë këtë ekzaminim por ne ishim të përgatitur dhe të besuar te publiku që më herët.

Ishte paralele. Qëllimi ynë ishte administrativ, gjithë barrën e mbante ishp. Pati konfidencialitet te institucionet përgjegjëse. Nevoja për të mbrojtur njëri-tjetrin, ka një ndërgjegjësim qytetar, personat e prekur si fillim nëse kanë shenja marrin masa dhe izolohen.

Testi i biologjisë molekulare me pcr ka besueshmëri thuajse 100% dhe është diagnostikues, tregon prezencën e virusit në organizëm. Pasi del pozitiv, ne krijuam një paketë covud që ka një grup analizash të konsultuara me mjekë profesionistë, e cila është e mirëstudiuar dhe me çmim të përballueshëm për të gjithë.

Nëse duhen analiza shtesë, jemi në gjendje ti bashkangjisim të gjitha që kërkon mjeku. Në fund shihet nëse trupi ka krijuar antikorpe, me kitet e euroimunit,

Intermedica e para që është në gjendje të dedektojë antikorpet për reagimin e organizmit pas vaksinës, këto ditë do bëhet një lançim në media për opinionin për ta bërë të ditur këtë gjë, do bëjmë përgjigjen imunitare të organizmit për prezencën e antikorpeve pas vaksinave, dhe do të jetë e plotë, do përcaktojmë nivelin e antitrupave në organizëm për këdo që ka bërë vaksinën.

Ka patur të tilla përmbysjë të opinioneve mjekësore saqë jemi vënë në dyshime edhe vetë,  në gjithë këtë spektër kimit të vobid që është multikimik, de përgjigja imunitare është e ndryshme, ka patur raste që prisnim të negativizohej, antitrupat ishin prezente.

Do shërbejmë si burim epidemiologjik, kemi bërë rreth 50 mijë teste me tampon shifër e lartë e pasur dhe e bollshme me të dhëna të plota për të bërë një studim, ndërsa teste serologjike janë bërë më tepër sesa kaq sepse njerëzit kanë dashur të shohin organizmin.”- tha Dr.Vasil Llajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb