Pasditen e së hënës, një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një karburant në Fushë-Krujë.
Një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Pas grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave të Fushë-Krujës.
Dyshohet se i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.
Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin.
Pasi ka vjedhur taksistin, i riu më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur.
Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim.
