RENEA ka blinduar këtë të enjte qytetin e Elbasanit, ku vijon operacionin e bujshëm “Plumbi i artë”, duke shoqëruar 10 persona, mes të cilëve edhe Klement Xhaferri, i shpallur në kërkim si i përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani vitin e kaluar.

Mësohet se aksioni i RENEA-s ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”, ndërsa policisë i ka shpëtuar edhe këtë herë Talo Çela.

Më poshtë ju sjellim listën e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni, pas dëshmisë së të penduarve të drejtësisë Nuredim Dumani dhe Henrik Hoxhajt.

14 personat në kërkim nga operacioni ‘Golden Bullet’

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb