Festivali i vokalit Operistik “Marie Kraja” vjen në edicionin e tij të 18-të në datat 29- 30 mars në skenën e Teatrit të Operas. 15 konkurrentë nga Kina, Korea, Zvicra, Afrika, Ukraina, etj, interpretojnë para një jurie që përfshin drejtorë teatrosh europianë duke siguruar për më të mirët e festivalit, skenat botërore. Sfilatë me kostumet e studentëve të sapodiplomuar, garë dhe spektakël me ariet më të bukura prekin skenën në dy netë. Ndërsa rusët e parashikuar, i mungojnë këtë vit festivalit, regjia i është besuar drejtorit të teatrit të Kievit.

Regjisori ukrainas, Anatoli Solovianenko tha se “Shfaqja ime e fundit në teatrin e Kievit ishte më 23 shkurt. Shkova në shtëpi të flija dhe u zgjova në mëngjes sepse nisën të bombardonin Kievin. Ika nga aty ditën e parë të luftës. Qëndrova 1 javë në Ukrainën Perëndimore dhe më pas shkova në Vjenë ku ishte familja ime. Telefonova Zana Çelën që më ftoi këtu”.

Regjisori Ukrainas
Regjisori Ukrainas

Festivali “Marie Kraja” i kushton hapjen e tij situatës në Ukrainë. Ndërsa Zana Çela, themeluese e festivalit “Marie Kraja” dhe drejtoreshë e Operës, bëri ndarje mes dy detyrave.

Çela tha se “me Teatrin e Operas dhe Baletit, festivali që në janar 1999 ka pasur të njëjta marrëdhënie. Gjithnjë është bërë në bashkëpunim”. “Orkestra e TKOB që në 1999 ka qenë shoqëruese e festivalit për arsyen e vetme, themelore dhe të plotë që ky festival i ka shërbyer skenës së TKOB, ka nxjerrë ndër vite absolutisht të gjithë solistët që nga Marjana Leka, Josif Gjipali, Adrian Xhema, Ramë Lahaj, deri te Enkeleda Kamani që është simbolika më e fortë”, tha Çela.
Kamani, fituese e festivalit “Marie Kraja” më 2015 tashmë me karrierë ndërkombëtare, rikthehet si prezantuese e festivalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb