Dorian Teliti ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku rendit atë që i cilëson si 10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025, duke e akuzuar për mungesë ndjeshmërie sociale dhe dështim përballë varfërisë dhe pabarazisë.
Sipas Telitit, mosvendosja e minimumit jetik ka lënë qindra mijëra familje nën kufirin e varfërisë, ndërsa pensionet nuk kanë garantuar as mbijetesën minimale dinjitoze.
Ai thekson se çmimet e larta dhe inflacioni nuk u shoqëruan me masa reale mbrojtëse për shtresat më të ekspozuara, duke e bërë rritjen e pagave “fiktive” dhe fuqinë
blerëse reale në rënie.
Postimi i plotë:
10 DËSHTIMET KRYESORE TË QEVERISË GJATË VITIT 2025!
1. Pa minimumin jetik, qindra mijëra familje jetuan nën kufirin e varfërisë. Pabarazi sociale dhe hendek në rritje.
2. Pensione që nuk garantuan as mbijetesën minimale dinjitoze.
3. Cmime të larta dhe inflacion pa masa mbrojtëse reale ndaj shtresave më të ekspozuara. Rritje pagash fiktive, fuqi blerëse reale në rënie.
4. Buxhet pa ndjeshmëri sociale, larg halleve të qytetarëve, ama afër orekseve të klientelës.
5. Pasiguri dhe mungesë besimi në ekonomi ishin kryefjalë e vitit 2025.
6. Presion fiskal në rritje mbi biznesin e vogël, mesëm e të madh. Taksat u rriten, investimet publike dhe shërbimet jo.
7. Informalitet i lartë dhe konkurrencë e pandershme. I pandershmi fitoi, i ndershmi jo.
8. Mungesë mbështetjeje për prodhimin vendas. Bujqësi e braktisur dhe subvencione minimale. Industri e goditur dhe e falimentuar.
9. Emigracion ekonomik i pandalur, rinia vazhdoi të largohej njësoj si më parë. Shkretim social dhe ekonomik i vendit.
10. Skandalet me tendera e koncesione…dështim moral i qeverisjes përballë varfërisë dhe pabarazisë.
🚨 Viti 2025 u mbyll me familje më të varfra, biznese më të lodhura dhe një shtet që ka zgjedhur propagandën në vend të zgjidhjeve.
Qytetarët meritojnë dinjitet, jo justifikime.
