Lojërat Olimpike të Tokios, në program për t’u zhvlluar këtë verë, janë të parat në kohë paqeje që shtyhen, kjo për shkak të pandemisë së Covid-19. Më herëtb vetëm tre edicione nuk u zhvilluan në datat e caktuara, Lojërat e vitit 1916, 1940 dhe 1944, të treja për shkak të luftërave, konkretisht Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Lojërat e vitit 1916 kishin Berlinin si organizator, ku për herë të parë në historinë e tyre atletet femra do të merrnin pjesë në disa disiplina. Por më 28 qershor të vitit 2014, arqiduka Franz-Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, u vra në Sarajevë bashkë me gruan e tij serbe. Kjo ngjarje shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore në gusht të vitit 2014. Organizatori i Lojërave moderne, baroni Pierr dë Kubertë, do të dekretonte se këto Lojëra do të njiheshin si Olimpiada e katërt, ndonëse nuk u zhvilluan kurrë.

Në vitin 1940 Lojrëat duhej të zhvilloheshin në Tokio dhe shikoheshin nga Japonia si një mundësi për t’u rikthyer në çatinë e botës. Por në atë kohë Lojërat u kompromentuan pas presionit diplomatik perëndimor pas pushtimit japonez të Kinës në vitin 1938. Kështu ato u zhvendosën në Helsinki, por as aty nuk u zhvilluan kurrë sepse në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore.

Edicioni i vitit 1944 i ishte caktuar Londrës në korrik të vitit 1939, ndërsa në shtator të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, ndërsa përgatitjet e kryeqytetit britanik do të kurorëzoheshin 4 vite më pas, kur Londra do të priste Lojërat e dyta Olimpike në territorin e saj pas vitit 1908. Dy të humburat e mëdha të luftës, Gjermania dhe Japonia nuk ftuan në këto Lojëra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb