Për herë të parë, para lexuesit shqiptar Gazeta Panorama boton sot të plotë procesverbalin sekret të gjyqit më misterioz të historisë së Shqipërisë komuniste. Ishte pikërisht fillimi i vitit 1982, kur kishte veç disa muaj që kishte vdekur në mënyrë enigmatike ish kryeministri historik dhe i hekurt, Mehmet Shehu. Në atë periudhë një valë e tërë arrestimesh shokoi mbarë popullin.

Në prangat e policisë sekrete ranë njëri pas tjetrit në mënyrë të menjëhershme lideri dhe arkitekti i Sigurimit të Shtetit dhe ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, si dhe Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Fiqrete Shehu, Gani Kodra, Ali Çeno etj.

U fol dhe u trumbetua me forcë në atë kohë se të gjithë ata ishin anëtarët e një organizate të madhe kunderrevolucionare, e cila ishte drejtuar nga Mehmet Shehu dhe që kishte pasur qëllim kryesor për të eliminuar Enver Hoxhën dhe të kthenin kapitalizmin në Shqipëri. Shumë është folur dhe aluduar për atë gjyq të bërë ndaj ish-figurave më të njohura dhe të respektuara të asaj periudhe. Gjyqi u zhvillua në ambientet e burgut të sigurisë së lartë Nr/313 në kryeqytet, shkruan Panorama.al.

Gjithsesi e vërteta ka qëndruar shumë larg opinionit, i cili për më shumë se 25 vjet ka arritur të njihet veç me disa sekuenca filmike nga seanca pyetësorë e Kadri Hazbiut të dhëna nëpër kanale televizive private. Ndërsa, për herë të parë Panorama.al publikon të rejat dhe të vërtetat e atij procesi historik gjyqësor, i cili renditet nga më misteriozët e historisë shqiptare të shekullit tonë. Çfarë ka ndodhur në prillin e vitit 1983 brenda qelisë së burgut 313, ku pas tre tavolinave të vjetra ishte vendosur trupi gjykues i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga Aranit Çela dhe me prokuror të çështjes, vetë prokurorin e përgjithshëm Rrapi Minon.

Fiqret1
Fiqret1

Si u luajt tragjikomedia e tmerrshme dhe e paskrupullt mbi Kadri Hazbiun, Llambi Peçinin, Feçor Shehun, Mihallaq Ziçishtin, Gani Kodrën, Llambi Ziçishtin, Ali Çenon, etj të cilët të sfilitur dhe të shkatërruar fizikisht nga torturat 17-mujore të hetuesisë detyroheshin të dëgjonin me duar të prangosura lloj-lloj paradoksesh të sajuara në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Gjithçka bëhet e mundur sot mes zbardhjes së ditarit më sekret të mbajtur nga Gani Kodra, i cili është njëri prej të pandehurve të atij grupi dhe që ka qenë i ulur në bankën e të akuzuarve në krah të Kadri Hazbiut.

Gani Kodra ka qenë i akuzuar në atë grup si bashkëpunëtori më i afërt i Mehmet Shehut në veprimtarinë e tij kundërrevolucionare dhe agjenturore. Nëpërmjet faqeve të atij ditari, që do të botohet i plotë në numrat në vazhdim të rubrikës sonë, lexuesi do të njihet me historinë e hetuesisë së Kadri Hazbiut. Gjendja e tij e rënduar ku mes torturave ishte gjymtuar dhe sakatuar, aq sa rrinte para trupit gjykues me 6 brinjë të thyera. Qëndrimi i tij në gjyq. Cilët ishin dëshmitarët që dolën në atë gjyq dhe si arriti hetuesia që mes torturave barbare të thyente disa prej dëshmitarëve për të kryqëzuar Kadri Hazbiun.

Çfarë thanë kundër Kadriut, Nesti Kerenxhi, Mihallaq Ziçishti, Halit Bajrami, Ali Çeno, Dhora Leka si dhe ish-sekretarja, shoferi dhe radisti i tij. Kundërpërgjigjet e Kadriut dhe situa ta që ai sillte herë pas here duke mbërthyer me pyetje dëshmitarët. Akuzat që hidhte ndaj trupit gjykues dhe kuraja e bij e jashtëzakonshme për të denoncuar publikisht histori-komedinë, që sajohej nga Enver Hoxha në plazhin e Vlorës që cili jepte përditë udhëzime nëpërmjet Herkuran Isait.

Vendimi përfundimtar i atij gjyqi të tmerrshëm, i cili vendosi dënimin me vdekje për të pandehurit, të cilët deri pak muaj para se të uleshin në atë banke duartrokiteshin nga populli. Reagimi i Kadri Hazbiut kur mësoi vendimin për ekzekutimin e tij dhe fjala e fundit para trupit gjykues.

Rrapi Mino Dhe Gjyqi Ndaj Kadriut
Rrapi Mino Dhe Gjyqi Ndaj Kadriut

AKUZA E PROKURORIT RRAPI MINO

Aktakuza e mbajtur nga prokurori i përgjithshëm, Rrapi Mino, ishte e gjatë. Në të flitej dhe shtjellohej në detaje se si ishte krijuar organizata kundërrevolucionare e drejtuar nga poliagjenti Mehmet Shehu dhe e përbërë nga armiq të betuar të partisë, që kishin për qëllim eliminimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës, Enver Hoxhën, duke e zhdukur atë fizikisht dhe rrëzimin e pushtetit popullor për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri.

Sipas akuzës, kjo organizatë e kishte shtrirë aktivitetin e saj në të gjithat kyçet e vendit si: në ekonomi, ushtri, kulturë e Sigurimin e Shtetit, duke punuar me të gjitha mjetet për rrëzimin e pushtetit popullor, në procesverbal thuhet gjithashtu se grupet armiqësore që kishin dalë si ai i Fadil Paçramit e Todi Lubonjës në kulturë e ideologji, ai në ushtri i kryesuar nga Beqir Balluku e Petrit Dume dhe ai në ekonomi i e Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi, ishin drejtuar nga një dorë e vetme që ish te organizata e kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi e tjerë. Sipas akuzës, kjo organizatë drejtohej nga zbulimet e huaja, sidomos ai amerikan, sovjetik e jugosllav, agjentë të të cilëve kanë qenë edhe pjesëtarët e kësaj organizate.

FANTAZIA E AKTAKUZËS BINDËSE AQ SA VETËM NE TË AKUZUARIT E KUPTONIM SAJIMIN

Aktakuza ishte përpiluar me një fantazi që ishte për t’u pasur zili nga cilido që do ta dëgjonte. Ajo ishte shkruar në mënyrë të tillë që kushdo që do ta gjente, përveç nesh që e dinim se ishin të sajuara, do të besonte se në të vërtetë ne ishim armiq dhe agjentë të zbulimeve të huaja, që kishim filluar aktivitetin armiqësor që në kohën e luftës, duke punuar mbi bazën e udhëzimeve qe jepnin zbulimet e huaja, dhe se mbas lufte vazhduam po me udhëzimet e direktivat e atyre zbulimeve.

RRAPI MINO, JASHTË MJESHTËRIVE TË INTRIGANTEVE

Ajo aktakuzë ishte e përpiluar nga njerëz që e njihnin intrigën dhe kishin fantazinë për të lidhur gjërat në mënyrë të tillë që ta besonin njerëzit e thjeshtë. Kuptohej qartë se ajo aktakuzë nuk ishte përpiluar nga Rrapi Mino, që ishte prokuror i përgjithshëm, për faktin se ai nuk e kishte atë kulturë ose inteligjencë që të parashikonte detajet dhe ndërthurjen e fakteve deri në hollësitë e paimagjinueshme. E them këtë se gjatë gjithë atyre ditëve që u zhvillua gjyqi, ai jo vetëm që nuk ishte në gjendje të bënte një pyetje, por në të gjitha rastet e tjera në debatet me Kadri Hazbiun nuk mundej ta thoshte as dy fjalë për t’iu përgjigjur Kadriut, por mbeti i bllokuar prej tij. Në disa raste u desh të ndërhynte kryetari i trupit gjykues, Aranit Çela, që për të shpëtuar Rrapi Minon, i bënte ndonjë pyetje Kadriut. Kështu që gjatë gjithë zhvillimit të gjyqit, megjithëse me cilësinë e prokurorit të përgjithshëm, Rrapi Mino mbeti spektator.

EDHE NË RADHËN E TË PYETURVE PËRDORËN DJALLËZI

Pas leximit të aktakuzës që ishte mjaft gjatë, filloi procedura e pyetjeve për secilin prej nesh. Radha e pyetjeve për ne ishte përgatitur në mënyrë të djallëzuar, duke pyetur të parët ata persona që ishin thyer nga torturat. Vetëm ata mund t’i pranonin me të parën akuzat e stisura, sidomos ato në drejtim të Kadri Hazbiut, pasi ky ishte ky kryesor që, sipas tyre, duhej të vihej patjetër me shpatulla pas murit. Por si u realizua kjo detyrë që trupi gjykues kishte marrë nga lart? Këtë do të mundohem të radhis më poshtë, duke përshkruar secilit prej nesh si dhe të një morie dëshmi me radhë deponimtarësh të përgatitur për të mbështetur akuzën ndaj nesh.

TE PARIT I JEPET FJALA MIHALLAQ ZIÇISHTIT

I pari që u pyet nga ne ishte Mihallaq Ziçishti, i cili si gjithë të tjerët i ishte nënshtruar torturave më çnjerëzore që mund mendohen. Pas kësaj, ai nuk kishte mundur të rezistonte në hetuesi, por ishte detyruar të pranonte gjithçka që i kishin servirur sipas porosive që kishin marre nga lart. Për ketë arsye, hetuesit e tij në bashkëpunim me prokurorin dhe kryetarin e trupit gjykues, e ishin vënë Mihallaqin të parin në listë për a pyetur. Këtë e bënë jo vetëm se ata kishin bindje se ai do të mund të pranonte edhe para rupit gjykues ato që ishin shënuar në procesverbalin e tij, pra ato që kishte pranuar gjatë hetuesisë, por edhe për faktin se në atë procesverbal ishin shënuar materiale me lere, për të vërtetuar ato që kishte fantazuar Enver Hoxha. Në të vërtetë ashtu ndodhi. Para trupit gjykues Ziçishti deponoi një për një ato që ishin shënuar në procesverbain e parapërgatitur në hetuesi nën efektin e torturave çnjerëzore, madje pa ndryshuar as edhe një presje.

Kadri Hazbiu Në Gjyq
Kadri Hazbiu Në Gjyq

KADRI HAZBIU QENDRONTE NE GJYQ ME 6 BRINJE TE THYERA

Ka qenë me 6 brinjë të thyera, ndërsa rrinte me orë të tëra në këmbë para trupit gjykues për të dhënë shpjegime rreth atyre që thuheshin për të. Kjo është dëshmia e Gani Kodrës për Kadri Hazbiun, të cilin e ka idhull dhe se prej qëndrimit të tij në gjyq thotë se ka marr kurajë dhe energji.

E ndërsa mësojmë faktin e dhimbshëm për Kadriun, na vijnë për të fakte të tjera që flasin për inteligjencën dhe kurajën e tij të jashtëzakonshme. Ai në gjendjen e rënduar fizike që ishte jo vetëm që nuk rënkoi dhe nuk kërkoi ndihmë asnjëherë, por ka pasur aftësitë mendore dhe fizike të përballet me të gjithë dëshmitarët, të cilët të torturuar dhe të trembur mundoheshin t’i hidhin “baltë”.

“E shikoja që ishte në gjendje tepër të vështirë fizike,- thotë Gani Kodra, – sepse ai mbështetej në podium herë mbi njërën dorë dhe herë mbi tjetrën, por mendjen për të argumentuar çdo gjë e kishte shumë të kthjellët.

Gani Kodra Ish Shefi I Sigurimit Byroja Ditari Gazeta Panorama1
Gani Kodra Ish Shefi I Sigurimit Byroja Ditari Gazeta Panorama1

KUSH ËSHTË GANI KODRA DHE SI I REALIZUA DITARI I GJYQIT ‘HORRORR”

Ish-shefi i sigurimit të Byrosë Politike për më se 20 vjet me radhë dhe njeriu më i afërt i familjes së Mehmet Shehut, kur u arrestua në fillim të vitit 1982, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të arrinte një ditë dhe ai do të dilte i gjallë prej burgut dhe prej grackës së rrezikshme të diktaturës.

Ai akuzohej si anëtar i organizatës më të rrezikshme kundërrevolucionare të drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kësaj akuze, së bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin dhe Llambi Ziçishtin të cilët u dënuan me vdekje, Gani Kodra për 17 muaj në hetuesi, do të përballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash të tmerrshme. Pas hetuesisë, ai për ditë të tëra do të detyrohej në bankën e të akuzuarve të përballej me lloj-lloj dëshmish, të cilat mes intrigave të sajuara nga Prokuroria dhe Hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shumë herë në gjendje torturuese fizike dhe psikologjike.

Dëshmitarët që hidhnin baltë dhe akuzonin Kadri Hazbiun, Feçorin, madje Mehmetin dhe vetë Gani Kodrën vinin e iknin radhazi në atë sallë të vogël të ambienteve të burgut 313. Ndoshta ata dëshmitarë, madje dhe vetë prokurori dhe të gjyqtari i çështjes nuk mund ta kishin menduar se një ditë do të kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do të arrinte të dilte i gjallë, dhe puna e parë që do të bënte do të ishte hedhja në letër e gjithë asaj te tragjedie të ndodhur brenda mureve ku rrinte të i lidhur së bashku me Kadri Hazbiun.

Ai arriti të dilte i gjallë nga burgu vetëm në vitin të 1990 dhe menjëherë filloi të hedhë në letër vuajtjet e tij që i ishin skalitur në kokë si he ditët më të llahtarshme të jetës.

TE PARIT I JEPET FJALA MIHALLAQ ZIÇISHTIT

I pari që u pyet nga ne ishte Mihallaq Ziçishti, i cili si gjithë të tjerët i ishte nënshtruar torturave më çnjerëzore që mund mendohen. Pas kësaj, ai nuk kishte mundur të rezistonte në hetuesi, por ishte detyruar të pranonte gjithçka që i kishin servirur sipas porosive që kishin marre nga lart. Për ketë arsye, hetuesit e tij në bashkëpunim me prokurorin dhe kryetarin e trupit gjykues, e ishin vënë Mihallaqin të parin në listë për ta pyetur. Këtë e bënë jo vetëm se ata kishin bindjen se ai do të mund të pranonte edhe para trupit gjykues ato që ishin shënuar në procesverbalin e tij, pra ato që kishte pranuar gjatë hetuesisë, por edhe për faktin se në atë procesverbal ishin shënuar materiale me vlerë, për të vërtetuar ato që kishte fantazuar Enver Hoxha. Në të vërtetë ashtu ndodhi. Para trupit gjykues, Mihallaq Ziçishti deponoi një për një ato që ishin shënuar në procesverbalin e parapërgatitur në hetuesi nën efektin e torturave çnjerëzore, madje pa ndryshuar as edhe një presje.

Unnamed 7
Unnamed 7

ÇFARË THA MIHALLAQI PARA TRUPIT GJYKUES

Në deponimet e tij, Mihallaq Ziçishti pranoi se ka pasur një organizatë “kundërrevolucionare”, se të gjithë pjesëtarët e saj ishin agjentë të vjetër në shërbim të zbulimeve të huaja dhe se kryetari i kësaj organizate ishte poliagjenti Mehmet Shehu. Përveç sa thashë më lart, deponimet e Mihallaqit, sipas trupit gjykues dhe hetuesve, do të ndikonin që në fillim për të vënë me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun. Me gjithë presionet shtazarake që i kishin bërë, Kadri Hazbiu jo vetëm që nuk kishte pranuar asgjë, por i kishte hedhur ato poshtë me argumente e neveri. Që në fillim ai bëri një përshkrim se si ishte rekrutuar agjent i zbulimit jugosllav që në kohën e luftës Nacionalçlirimtare.

“Në fillim të vitit 1943”,- tha ai isha efektiv në batalionin partizan “Fuat Babani” në zonën e Korçës. Në këtë periudhë bëra një gabim në luftë dhe më dënuan duke më ulur përgjegjësi. Këtë e shfrytëzoi Dushan Mugosha, i cili në atë periudhë ishte i deleguar i Partisë Komuniste jugosllave në atë zonë.

Ai më afroi duke më mbajtur afër, je që solli që pas një periudhe kohe, unë të vihesha në shërbim të tij. Pas kësaj, gjatë gjithë periudhës së luftës, unë mbaja lidhje të vazhdueshme me të, kurse mbas çlirimit ato lidhje i mbajta me zbulues të tjerë jugosllavë, të cilët kishin ardhur si këshilltarë pranë Sigurimit të Shtetit. Unë kisha detyrë të jepja dhe merrja informata dhe udhëzime. Këto lidhje i mbajta derisa u prishën marrëdhëniet me e Jugosllavinë.

“Në vitin 1950”, -vazhdoi më tej ai unë shkova për specializim në shkollën e zbulimit sovjetik në Moskë. Në këtë grup bënte pjesë edhe Kadri Hazbiu. Gjatë asaj periudhe që qëndrova në shkollë në Moskë, më mori në lidhje zbulimi sovjetik, që i kishte marrë të dhënat nga zbulimi jugosllav dhe më vuri në shërbim të tij, të cilit i shërbeva deri në fund.

Merrja udhëzime dhe jepja informacione për të gjithë sektorët e shtetit, edhe për udhëheqjen e Partisë së Punës se çfarë ndodhte brenda saj. Më kujtohet se një natë tha Mihallaqi – erdhi Kadri Hazbiu, duke m’u afruar në dhomë pasi ishim vetëm për vetëm dhe më tha: “Dëgjo Mihallaq, sonte me rekrutoi zbulimi sovjetik duke u bërë bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra dhe udhëzime të “nuk je ti i pari, pasi mua po ajo punë më gjeti, duke u vënë dhe unë në shërbim të zbulimit sovjetik”.

Pogradec Enver Hoxha Hekuran Isai Ramiz Alia Dhe Nexhmie Hoxha 720x415 750x375
Pogradec Enver Hoxha Hekuran Isai Ramiz Alia Dhe Nexhmie Hoxha 720×415 750×375

HEKURAN ISAI MBANTE KONTAKTE ME ENVER HOXHËN

Mihallaqi fliste qetë dhe rrjedhshëm duke iu përmbajtur me përpikmëri procesverbalit të hartuar nga hetuesit me në krye Hekuran Isain, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm dhe drejtonte direkt hetuesin e grupit tonë. Ai punonte gjithë natën në burg, duke pyetur secilin prej nesh dhe herët në mëngjes nisej për në Vlorë, për të takuar Enver Hoxhën që ishte atje me pushime. I raportonte të rejat nga hetuesia dhe merrte udhëzime nga ai me pyetje të përgatitura në mënyrë që procesi të ndërtohej sipas fantazisë që kishte Enver Hoxha dhe të dilte ashtu siç ia kishin servirur në fjalime popullit.

Mihallaqi vazhdoi deponimet e tij, duke thënë: “përveç se Kadri Hazbiu ishte agjent i zbulimit sovjetik, ishte dhe agjent i zbulimit jugosllav i rekrutuar fill pas çlirimit. Këtë ma kishte thënë Nesti Kerenxhi, që në vitin 1945 ishte zëvendësi veçante, kur përfundoi unë i thashë se kryesor i Koçi Xoxes. Ai më pati thënë, vazhdoi Mihallaqi, se në një takim që kish te pasur në atë kohë me Titon në qytetin Pula të Jugosllavisë, e kishin pyetur për Kadri Hazbiun, duke i thënë që është djalë i zgjuar dhe duhet ta mbani afër. Nga kjo, unë kuptova se edhe Kadriu ishte rekrutuar si unë.

Këtu dua të shtoj se edhe Nesti Kerenxhi ishte arrestuar disa muaj pas Kadri Hazbiut, pikërisht për t’u përdorur si dëshmitar në gjyqin e Kadriut. Në të vërtetë ati e përdorën në gjyqin e Kadriut, duke dëshmuar për ato fjalë që tha Mihallaqi vetëm se i zbukuroi gjoja me elozhet dhe perspektivën që Tito fliste për Kadriun. Të gjitha këto, që ishin të sajuara dhe të montuara, vetë Kadri Hazbiu në kundërpërgjigjet dhe pyetjet që u bëri atyre dëshmitarëve i nxori pa themel dhe të pabazuara. Ai i hodhi posh të me neveri. Më vonë morëm vesh se pas deponimit si dëshmitar në gjyq kundër Kadriut, megjithëse ishte dënuar 15 vjet, Nesti Kerenxhiun e liruan nga burgu për qëndrimin që ai mbajti në gjyqin tonë. Dukej që çdo gjë ishte e planifikuar dhe e kombinuar në të gjitha mënyrat.

****

KUSH ËSHTË GANI KODRA DHE SI I REALIZUA DITARI I GJYQIT ‘HORRORR”

Ish-shefi i sigurimit të Byrosë Politike për më se 20 vjet me radhë dhe njeriu më i afërt i familjes së Mehmet Shehut, kur u arrestua në fillim të vitit 1982, nuk e kishte menduar asnjëherë se do të arrinte një ditë dhe ai do të dilte i gjallë prej burgut dhe prej grackës së rrezikshme të diktaturës.

Ai akuzohej si anëtar i organizatës më të rrezikshme kundërrevolucionare të drejtuar nga Mehmet Shehu. Pas kësaj akuze, së bashku me Kadri Hazbiun, Feçor Shehun, Llambi Peçinin dhe Llambi Ziçishtin të cilët u dënuan me vdekje, Gani Kodra për 17 muaj në hetuesi, do të përballonte lloj-lloj torturash dhe prapaskenash të tmerrshme. Pas hetuesisë, ai për ditë të tëra do të detyrohej në bankën e të akuzuarve të përballej me lloj-lloj dëshmish, të cilat mes intrigave të sajuara nga Prokuroria dhe Hetuesia do ta kalonin ashtu si dhe Kadri Hazbiun shumë herë në gjendje torturuese fizike dhe psikologjike.

Dëshmitarët që hidhnin baltë dhe akuzonin Kadri Hazbiun, Feçorin, madje Mehmetin dhe vetë Gani Kodrën vinin e iknin radhazi në atë sallë të vogël të ambienteve të burgut 313. Ndoshta ata dëshmitarë, madje dhe vetë prokurori dhe të gjyqtari i çështjes nuk mund ta kishin menduar se një ditë do të kthehej pllaka politike dhe dikush si Gani Kodra do të arrinte të dilte i gjallë, dhe puna e parë që do të bënte do të ishte hedhja në letër e gjithë asaj te tragjedie të ndodhur brenda mureve ku rrinte të i lidhur së bashku me Kadri Hazbiun.

Ai arriti të dilte i gjallë nga burgu vetëm në vitin të 1990 dhe menjëherë filloi të hedhë në letër vuajtjet e tij që i ishin skalitur në kokë si he ditët më të llahtarshme të jetës.

PËRSE MIHALLAQ ZIÇISHTI PRANOI TË BASHKËPUNOJË ME ENVER HOXHËN

Shtrohet pyetja se si e pranoi Mihallaq Ziçishti përmbajtjen e këtij procesi duke u bërë akuzuesi kryesor i Kadri Hazbiut me të cilin për vite me radhë kishin qenë shokë të ngushtë, madje kishin punuar në një sektor duke ndarë bashkë të mirat dhe të këqijat që dilnin gjatë punës.

Një gjë duhet thënë dhe pranuar dhe që dihet nga të gjithë, se ka njerëz që i rezistojnë presionit, cilido qoftë ky presion, duke mos përfillur as vdekjen që i kanoset. I rezistojnë çdo lloj torture sado të egra qofshin. Kështu ishte Kadri Hazbiu. Por ka edhe njerëz që kanë dobësitë e tyre, mendojnë shumë për jetën e fëmijëve të tyre, aq sa arrijnë të sjellin ndërmend edhe faktin se mund t’ua pushkatojnë fëmijët apo dhe shumë gjëra të tjera që sjellin dobësi në rezistencën e tyre gjatë hetuesisë.

Pikërisht këto dobësi studioi Enver Hoxha te Mihallaqi dhe iu dha porosi Hekuran Isait dhe grupit të hetuesve që punonin me të që të bënin të pamundurën duke përdorur çdo mjet fizik e psikologjik që ta thyenin me çdo kusht. Mbi këto porosi dhe metoda hetuesit dhe prokurorët, gjatë seancave të hetimit ia përmendnin vazhdimisht se atë dhe vëllanë e tij i priste pushkatimi i padiskutueshëm në rast se nuk tregohej i sinqertë me partinë.
Fjala sinqeritet nënkuptonte bashkëpunimin me hetuesinë për të pranuar para trupit gjykues ato që i servireshin. Ata, pasi i përmendin pushkatimin e tij dhe të vëllait, i premtonin se tmerri do të arrinte deri dhe te fëmijët, të cilët nuk do të jetonin në rast se ai nuk do të pranonte të gjitha ato gjëra që ishin të shënuara në procesverbal. Kështu, nga të gjitha torturat çnjerëzore që iu bënë direkt nga Hekuran Isai dhe nga hetuesit e tjerë çnjerëzorë, si Florian Koloneci, Sokol Koleka etj., Mihallaqi nuk rezistoi dot, por pranoi që të flasë dhe të akuzojë Kadri Hazbiun sipas gjërave të sajuara dhe të përpiluara në proces. Ata mendonin se me këto forma do të mund ta vinin Kadriun me shpatulla pas muri.

PËRSE ENVERI ZGJODHI MIHALLAQIN

Shtrohet pyetja, përse zgjodhën Mihallaq Ziçishtin si kyçin kryesor që mund ta akuzonin e zbërthenin Kadri Hazbiun? Kjo, kuptohet, se ata të dy kishin qenë shokë të vjetër duke punuar për shumë vite me radhë në një sektor. Në këtë mënyrë çdo gjë që do të thoshte Mihallaqi për Kadriun do të besohej nga të tjerët.

Enver Hoxha e dinte mirë se askush nga ne të tjerët nuk kishim folur asgjë. Në fillim u morën me Feçor Shehun, te i cili, me gjithë torturat çnjerëzore që hiqte, patën shpresë se do të fliste. Por në fakt Feçori me burrëri jo vetëm që nuk pranoi asgjë për vete, por nuk tha asnjë fjalë për të tjerët.

Pastaj u kapën te Llambi Peçini që edhe ai në fillim tha disa gjëra të mjegullta, por më vonë i hodhi të gjitha poshtë, duke thënë se çdo gjë që kam thënë nuk f janë të vërteta por kam deponuar nga zori prej torturave që më kanë bërë.

Kështu që kyçi kryesor për të akuzuar Kadri Hazbiu mbeti vetëm Mihallaqi. Vetëm mes deponimeve të tij do të arri hej që populli të kuptonte sajesën se në krye të organeve të sigurimit kanë qenë kuadro të zbulimeve të huaja, siç ishin Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj.

ÇFARË THA MIHALLAQI PARA TRUPIT GJYKUES

Në deponimet e tij, Mihallaq Ziçishti pranoi se ka pasur një organizatë “kundërrevolucionare”, se të gjithë pjesëtarët e saj ishin agjentë të vjetër në shërbim të zbulimeve të huaja dhe se kryetari i kësaj organizate ishte poliagjenti Mehmet Shehu. Përveç sa thashë më lart, deponimet e Mihallaqit, sipas trupit gjykues dhe hetuesve, do të ndikonin që në fillim për të vënë me shpatulla pas muri Kadri Hazbiun. Me gjithë presionet shtazarake që i kishin bërë, Kadri Hazbiu jo vetëm që nuk kishte pranuar asgjë, por i kishte hedhur ato poshtë me argumente e neveri. Që në fillim ai bëri një përshkrim se si ishte rekrutuar agjent i zbulimit jugosllav që në kohën e luftës Nacionalçlirimtare.

“Në fillim të vitit 1943”,- tha ai isha efektiv në batalionin partizan “Fuat Babani” në zonën e Korçës. Në këtë periudhë bëra një gabim në luftë dhe më dënuan duke më ulur përgjegjësi. Këtë e shfrytëzoi Dushan Mugosha, i cili në atë periudhë ishte i deleguar i Partisë Komuniste jugosllave në atë zonë.

Ai më afroi duke më mbajtur afër, je që solli që pas një periudhe kohe, unë të vihesha në shërbim të tij. Pas kësaj, gjatë gjithë periudhës së luftës, unë mbaja lidhje të vazhdueshme me të, kurse mbas çlirimit ato lidhje i mbajta me zbulues të tjerë jugosllavë, të cilët kishin ardhur si këshilltarë pranë Sigurimit të Shtetit. Unë kisha detyrë të jepja dhe merrja informata dhe udhëzime. Këto lidhje i mbajta derisa u prishën marrëdhëniet me e Jugosllavinë.

“Në vitin 1950”, -vazhdoi më tej ai unë shkova për specializim në shkollën e zbulimit sovjetik në Moskë. Në këtë grup bënte pjesë edhe Kadri Hazbiu. Gjatë asaj periudhe që qëndrova në shkollë në Moskë, më mori në lidhje zbulimi sovjetik, që i kishte marrë të dhënat nga zbulimi jugosllav dhe më vuri në shërbim të tij, të cilit i shërbeva deri në fund.

Merrja udhëzime dhe jepja informacione për të gjithë sektorët e shtetit, edhe për udhëheqjen e Partisë së Punës se çfarë ndodhte brenda saj. Më kujtohet se një natë tha Mihallaqi – erdhi Kadri Hazbiu, duke m’u afruar në dhomë pasi ishim vetëm për vetëm dhe më tha: “Dëgjo Mihallaq, sonte me rekrutoi zbulimi sovjetik duke u bërë bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra bashkëpunëtor i tyre dhe më dhanë detyra dhe udhëzime të “nuk je ti i pari, pasi mua po ajo punë më gjeti, duke u vënë dhe unë në shërbim të zbulimit sovjetik”.

HEKURAN ISAI MBANTE KONTAKTE ME ENVER HOXHËN

Mihallaqi fliste qetë dhe rrjedhshëm duke iu përmbajtur me përpikmëri procesverbalit të hartuar nga hetuesit me në krye Hekuran Isain, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm dhe drejtonte direkt hetuesin e grupit tonë. Ai punonte gjithë natën në burg, duke pyetur secilin prej nesh dhe herët në mëngjes nisej për në Vlorë, për të takuar Enver Hoxhën që ishte atje me pushime. I raportonte të rejat nga hetuesia dhe merrte udhëzime nga ai me pyetje të përgatitura në mënyrë që procesi të ndërtohej sipas fantazisë që kishte Enver Hoxha dhe të dilte ashtu siç ia kishin servirur në fjalime popullit.

Mihallaqi vazhdoi deponimet e tij, duke thënë: “përveç se Kadri Hazbiu ishte agjent i zbulimit sovjetik, ishte dhe agjent i zbulimit jugosllav i rekrutuar fill pas çlirimit. Këtë ma kishte thënë Nesti Kerenxhi, që në vitin 1945 ishte zëvendësi veçante, kur përfundoi unë i thashë se kryesor i Koçi Xoxes. Ai më pati thënë, vazhdoi Mihallaqi, se në një takim që kish te pasur në atë kohë me Titon në qytetin Pula të Jugosllavisë, e kishin pyetur për Kadri Hazbiun, duke i thënë që është djalë i zgjuar dhe duhet ta mbani afër. Nga kjo, unë kuptova se edhe Kadriu ishte rekrutuar si unë.

Këtu dua të shtoj se edhe Nesti Kerenxhi ishte arrestuar disa muaj pas Kadri Hazbiut, pikërisht për t’u përdorur si dëshmitar në gjyqin e Kadriut. Në të vërtetë ati e përdorën në gjyqin e Kadriut, duke dëshmuar për ato fjalë që tha Mihallaqi vetëm se i zbukuroi gjoja me elozhet dhe perspektivën që Tito fliste për Kadriun. Të gjitha këto, që ishin të sajuara dhe të montuara, vetë Kadri Hazbiu në kundërpërgjigjet dhe pyetjet që u bëri atyre dëshmitarëve i nxori pa themel dhe të pabazuara. Ai i hodhi posh të me neveri. Më vonë morëm vesh se pas deponimit si dëshmitar në gjyq kundër Kadriut, megjithëse ishte dënuar 15 vjet, Nesti Kerenxhiun e liruan nga burgu për qëndrimin që ai mbajti në gjyqin tonë. Dukej që çdo gjë ishte e planifikuar dhe e kombinuar në të gjitha mënyrat.

ZIÇISHTI DËSHMON PËR PRAPASKENAT E KONFERENCËS SË BE TIRANËS

Në vazhdimin e deponimeve të tij, Mihallaqi tha: “Në konferencën e partisë në Tiranë, në vitin 1956, ne organizuam aksionin e gjerë për ta kthyer këtë konferencë në një mbledhje për të sulmuar në të gjitha drejtimet udhëheqjen e partisë dhe në mënyrë të veçantë sekretarin e parë të partisë, Enver Hoxhën. Duke nxitur kështu diskutimet kundër kultit të individit, për mënyrën e mirë të jetesës që bënte Byroja Politike në një kohë që populli jetonte në kondita të këqija ekonomike, makinat luksoze që përdornin për udhëheqjen, si dhe shumë probleme të tjera që diskutuesit flisnin me fakte dhe pasion.

Konferencën e drejtonte Fiqrete Shehu, që ishte sekretare e parë e komitetit të partisë për Tiranën. I deleguar i Byrosë Politike në konferencë ishte Beqir Balluku, kurse Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu me disa anëtarë të Byrosë Politike ishin të ftuar.

Porosia që Mehmeti i kishte dhënë Beqirit dhe Fiqretes ishte që diskutimet t’i linin të lira, të mos ndërpritnin dhe të flisnin si ta ndjenin. Dhe në fakt, të gjithë diskutantët flisnin dhe kritikonin në drejtim të udhëheqjes së lartë të partisë dhe askujt nuk iu ndërpre fjala. Për rrugën që kish te marrë konferenca, vazhdoi më tej Mihallaqi, dikush e kishte lajmëruar Enver Hoxhën që ishte me pushime në Vlorë, i cili u nis me urgjencë në drejtim të Tiranës. Ne e morëm vesh këtë dhe me urgjencë Mehmeti më thirri në shtëpinë e tij, ku ishin: Mehmet Shehu, Feçor Shehu, si dhe unë, Mihallaqi.

Mehmet Shehu, duke parashikuar reagimin e Enver Hoxhës dhe dyshimet që atij mund t’i lindin edhe në drejtimin tonë, sidomos të Beqirit dhe Fiqretes, na dha udhëzime se si të vepronim për të evituar çdo dyshim që mund të lindte në drejtimin tonë. Dhe në fakt u morën masa nga të gjithë ne, anëtarët e organizatës kundër revolucionare. Disa nga ato masa ishin, p.sh., goditja e disa personave që ishin më agresivët në diskutimet e tyre në konferencën e Tiranës, madje duke i arrestuar menjëherë ata për të treguar se ne ishim për të mbrojtur vijën e partisë. Disa të tjerë u përjashtuan nga partia, si dhe masa të tjera të cilat mjaftuan për të hequr dyshimin që mund të binte mbi ne për prapaskenat që i kishim organizuar asaj konference”.

Hoxha Dhe Shehu 300x188
Hoxha Dhe Shehu 300×188

DEPONIMET E MIHALLAQIT, TË NJËJTA ME ALUDIMET E ENVER HOXHËS

Deponimet mbi konferencën e partisë në Tiranë, Mihallaqi i bëri me hollësi duke u futur në të gjitha detajet e organizimit të saj nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Kadri Hazbiu, për të sulmuar kryesisht udhëheqjen e partisë dhe direkt kultin e individit të Enver Hoxhës. Analiza që ai i bëri konferencës së partisë në Tiranë ishte identike me analizat që i kishte bërë Enver Hoxha në veprat e tij kësaj konference, duke e quajtur një komplot të madh armiqësor kundër udhëheqjes së partisë.

Ndryshimi ndërmjet këtyre analizave ishte se Mihallaqi zbuloi emrat që e organizuan këtë dhe që ishin Mehmet Shehu, Baqir Balluku, Kadri Hazbiu, Fiqrete Shehu, Mihallaq Ziçishti dhe Feçor Shehu. Nga kjo kuptohet fare lehtë se këto deponime ishin të përqgatitura që më parë në zyrat e Enver Hoxhës, për të nxjerrë gjoja ata që ishin organizatorët e asaj konference dhe se Enver Hoxha me “zgjuarsinë” e tij kishte dyshuar që në atë kohë, Vetëm tani, me gojën e tij po i pranon vetë anëtari i “organizatës kundërrevolucionare” Mihallaq Ziçishti, i cili kishte punuar nën drejtimin e Mehmet Shehut për të eliminuar sekretarin e parë të Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxhën. Kjo vërtetonte atë se, gjoja, Mehmet Shehu qenkësh me të vërtetë “armik”.

ME GJENDJEN FIZIKE TË DËRRMUAR MIHALLAQ ZIÇISHTI PRANON BASHKËPUNIMIN ME AGJENTURËN AMERIKANE

Mihallaq Ziçishti në gjyq ish te dërrmuar fare dhe ishte bërë robot në deponimet e tij. Ai i mban te mend me pikë e presje çdo gjë që duhej të thoshte nga ato që i kishin mësuar Hekuran Isai me grupin e hetuesve, sipas porosisë që merrte nga Enver Hoxha. Ai duhej të depononte se e gjithë organizata kundërrevolucionare” drejtohej nga zbulimet e huaja, amerikane, sovjetike, jugosllave etj., dhe merrte detyra në të gjitha veprimet e saj. Mbi bazën e këtyre detyrave në vazhdim të deponimeve të tij ai tha: Në vitin 1949 zbulimi amerikan na kërkoi që t’i linim shteg të lirë babait të Halim Xhelos (Halimi ishte kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme), i cili ishte kuadër i atij zbulimi.

Kishim rënë në ujdi që në këmbim të këtij veprimi, zbulimi amerikan dhe ai italian të na dërgonin bandën e Ethem Çakos. Konkretisht, plani funksionoi siç ishte parashikuar. Te vendi ku babai i Halim Xhelos do të kalonte kufirin me Greqinë, ne tërhoqëm forcat tona. Në këtë mënyrë ai arriti të kalonte kufirin pa shumë probleme dhe të takonte miqtë që e prisnin ma tanë. Pas kësaj, në bazë të marrëveshjes zbulimi amerikan së bashku me atë italian pas disa ditësh na dërguan bandën e Ethem Çakos që në shtypin e asaj kohe dhe në propagandën e partisë u quajt sukses i madh i organeve të sigurimit.

DËSHMOHET BASHKËPUNIMI I MEHMETIT DHE KADRIUT ME ZBULIMET E HUAJA

Më tej Ziçishti tha se e gjithë kapja e bandave, si ajo e Hamit Matjanit, e Zenel Shehut dhe e bandave të tjera, ishin lojë e zbulimit amerikan në bashkëpunim me Mehmet Shehun e Kadri i Hazbiun. Ky veprim nga ana e këtyre zbulimeve bëhej për t’u ë ngritur këtyre aktivitetin, që të i fitonin besimin e Enver Hoxhës duke u quajtur si njerëz të suksesit.

Hamit Matjani
Hamit Matjani

ZIÇISHTI PRANON BASHKËPUNIMIN ME MEHMET SHEHUN NË DREJTIM TË SABOTIMIT NË VEND

Përveç këtyre, Mihallaqi foli edhe për aktivitetin që kishte zhvilluar ai vetë: sipas tij, ai shpjegoi se Mehmet Shehu e kishte thirrur atë në zyrë dhe i kishte thënë: Ti do të transferohesh nga detyra si zëvendësministër i Brendshëm dhe do të emërohesh sekretar i parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës. Atje do të zhvillosh aktivitetin tënd për të sabotuar vijën e partisë në të gjitha sektorët e jetës që ka rrethi, me qëllim që në popull të ngjallet pakënaqësi kundër vijës së partisë. Këto detyra që më caktoi Mehmeti unë i vura në jetë duke zbatuar me përpikmëri çdo udhëzim të tij. Mbasi punova disa vite në Korçë, Mehmet Shehu më përgëzoi për punën e mirë që kisha bërë në drejtim të sabotim it politik dhe ekonomik. Në fund të asaj bisede më Mehmeti më tha: Mihallaq, tashmë do të transferoj në Durrës po me ato detyra.

Do të zbatosh të njëjtat udhëz ime që ke marrë për të punuar në drejtim të një sabotimi politik dhe ekonomik sa më të gjerë që të ndikojë në të gjitha fushat që ka rrethi i Durrësit. Në fakt unë i zbatova të gjithë detyrat.

MIHALLAQI ZBATON POROSINË E FUNDIT PER GANIUN

Mihallaqi si foli për të gjitha ato që përmenda më lart u ul si i kapitur në karrigen që ishte rrethuar me policë. Por pa arritur të ulet mirë u ngrit sërish menjëherë duke i kërkuar falje trupit gjykues dhe tha: Më falni se harrova të them se Gani Kodra nuk ka qenë me neve në organizatën tonë kundërrevolucionare, pasi nuk ia kam dëgjuar emrin në asnjë nga këto veprime që ka kryer organizata jonë. Kjo frazë e Mihallaqit nuk më çuditi pasi nga kjo unë kuptova se ai e kishte marrë porosinë nga hetuesit, gjoja, për të më lehtësuar dhe unë ë të lehtësim duhesh t’ia shpërbleja duke shpifur të gjitha ato që i shkonin pas oreksit grupit hetimor. Mesazhi ishte se unë duhej të sulmoja me çdo mjet Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun…

ÇFARË KISHTE TË VERTETË PROCESI I MIHALLAQIT

I gjithë ai proces ishte nga fillimi deri në fund i mbushur me gënjeshtra dhe trillime, që jo një fjali, por asnjë presje nuk kishte asgjë të vërtetë. Nga mënyra se si ishin përpiluar dhe radhitur gjërat, nuk të linin dyshim se në to kishte dorë vetëm një njeri, i cili nuk mund të ishte tjetër kush përveçse Enver Hoxhës. Vetëm ai ishte i lindur dhe i talentuar për të keqen dhe trillimin. Mund të mos jetë i besueshëm për shumë njerëz fakti se ai mendonte ditë e natë që të radhiste gjërat në mënyrë të atillë që populli t’i besonte katërcipërisht dhe të thoshte: Gjithçka po del siç e ka parashikuar shoku Enver Hoxha me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme.

Gjithçka sa them ka brenda të vërtetën e padiskutueshme. Në këtë proces ishte gërmuar çdo ndodhi e vjetër e ndodhur, madje që në vitet e largëta. Ato detaje të ndodhura në kohë të largëta, pavarësisht se dihej që i kishin bërë të tjerët, ishin radhitur në proces sikur të gjitha ato i paskësh bërë “organizata kunderrevolucionare” e kryesuar nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj., dhe e drejtuar nga zbulimet e huaja për të sabotuar luftën Nacional Çlirimtare, ndërtimin e pushtetit popullor, eliminimin e udhëheqjes së lartë të partisë dhe vendosjen e kapitalizmit në Shqipëri.

KADRIUT NUK IU DHANË DOSJET ME URDHRAT QË I ISHIN DHËNË NGA UDHËHEQJA

Duhet thënë se Kadriu që në fillim të hetuesisë kishte kërkuar me insistim të gjitha materialet që përmbanin udhëzime të lëshuara për probleme agjenturore, të cilat ishin urdhra të dhëna nga udhëheqja e lartë e partisë dhe mjaft dokumente të tjerë që ndodheshin në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto i donte me qëllim që të hidhte poshtë me fakte të gjitha akuzat që bëheshin në drejtim të tij.

Një ndër ato akuza ishte sikur ai kishte dhënë urdhra e udhëzime, ku, sipas tyre, ishin në kundërshtim me vijën e partisë dhe të Byrosë Politike. Por çuditërisht dhe në mënyrë shumë abuzive, megjithëse Kadriu vazhdonte të akuzohej për urdhra që binin ndesh me vijën politike të partisë asnjëherë nuk ia dhanë dosjen që kërkonte për të argumentuar mbrojtjen. Me gjithë insistimin e tij jo vetëm në hetuesi, por edhe para trupit gjykues për t’i pasur ato dokumente ata asnjëherë nuk ia dhanë duke nxjerrë pretekste të ndryshme.

PREZANTIMI I KADRIUT

Përpara se të përshkruaj hedhjen poshtë nga Kadriu të deponimeve të bëra nga Mihallaq Ziçishti, dua të flas me hollë si për karakteristikat dhe qëndrimin e tij të zgjuar, burrëror dhe shumë dinjitoz në paraqitjen e rrëzimit të çdo akuze që i bëhej. Ai ishte njeri shumë i zgjuar. Kishte një memorie të çuditshme, aq sa ishte në gjendje të mbante mend qoftë një udhëzim, qarkore apo çdo gjë tjetër që mund të kishte dalë gjatë të gjitha viteve, sado larg që të kishte ndodhur. Mbante mend çdo udhëzim, madje që të vitit 1947. Ishin këto cilësi që detyruan trupin gjykues gjatë atij procesi për ta nxjerrë atë jashtë sallës për dy herë me radhë dhe gjyqi të vazhdonte pa prezencën e tij.

HAZBIU FLISTE PASI ISHTE TORTURUAR

Kadri Hazbiu ishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore nga hetuesia me në krye Hekuran Isain. E them ketë se ai ishte njeriu më i dërrmuar nga të gjithë neve dhe kjo shihej kur iu përgjigj pyetjeve në bankën e të akuzuarve. Ai me zor qëndronte. Mbështetej sa në një krah në tjetrin. Ai ishte me disa brinjë të thyera nga torturat e megjithatë nuk e dha veten për asnjë çast… Nuk u ankua asnjëherë dhe nuk kërkoi asgjë. Me gjithë gjendjen e tij të rëndë që ne e shikonim ai asnjëherë nuk e humbi kthjelltësinë, por i përgjigjej me gjakftohtë si çdo pyetjeje, duke hedhur poshtë me neveri dhe burrëri çdo shpifje dhe trillim.

Të them të drejtën, ky qëndrim i tij ndikoi shumë edhe në ndërgjegjen time saqë thosha me vete, “është krim që ta akuzosh këtë njeri për gjëra të paqena”. Këtë e mendoja kur isha vetëm në birucë dhe në çast më vriste ndërgjegjja ta akuzoja atë njeri të ndershëm duke e quajtur armik. Prandaj Kadri Hazbiu, duke qenë i ndershëm dhe trim, nuk i pranoi kurrë ato akuza të sajuara me mjeshtëri, që Enver Hoxha i kishte radhitur në procesin e Mihallaq Ziçishtit. Ai jo vetëm nuk pranoi asgjë nga ato, por me argumente bindëse i hodhi poshtë.

KADRI HAZBIU DËNON TORTURËN QË ËSHTË BËRË NDAJ TIJ

Unë ju them këtu para trupit gjykues se kam qenë vite me radhë Ministër i Brendshëm dhe përsëri ju them që le të dalë qoftë edhe një njeri në tërë Shqipërinë që jo vetëm ta kem goditur, por edhe ta kem shtyrë. Këtë nuk e kam bërë kurrën e kurrës. Kurse juve i kini përdorur torturat gjatë gjithë kohës, na kini torturuar në mënyrë çnjerëzore; në këto tortura vinte çdo natë Ministri i Brendshëm Hekuran Isai dhe merrej vetë personalisht me këto tortura.

Unë ju pyes juve se a mund të rrihem unë në këtë moshë? A mund të rrihen për moshën e tyre Feçori, Llambi, Ganiu, Xheviti etj. Kjo për mua ka dy gjëra, e para se juve nuk keni fakte se unë jam armik, se nuk kam qenë asnjëherë armik i partisë, juve përdorni drurin për të nxjerrë ndonjë gjë qoftë edhe të pasaktë, mjafton që të mbushni procesverbalin; e dyta ju jeni të paaftë në detyrat që kryeni, duke menduar se vetëm me dru zgjidhen detyrat. Kështu që konkluzioni im për të gjitha akuzat që janë përpiluar në procesin e Mihallaqit janë të sajuara nga druri dhe torturat çnjerëzore, të cilat janë pa vlerë, përralla dhe i hedh posh të si të qëllimshme.

KADRI HAZBIU KUNDËR NESTI KERENXHIT

Kështu, ky proces i përgatitur me kujdes pësoi një fiasko të vërtetë. Po radhis më poshtë disa nga akuzat kryesore të Mihallaqit dhe përgjigjet e Kadriut: Ti Mihallaq dhe Nesti Kerenxhi, – vazhdoi Kadriu, – më akuzoni se unë paskam qenë agjent i zbulimit jugosllav, aq sa, sipas Nestit, në takimin që ai ka pasur me Titon në Pulja të Jugosllavisë, ky i fundit e paska pyetur për mua duke i thënë se Kadriu është kuadër i mirë dhe se duhet ta mbani afër. Kjo, sipas jush, bënte me kuptuar se unë isha rekrutuar nga ata që në kohë të luftës dhe, sipas Mihallaqit, lidhjet më të ngushta i kisha me këshilltarët jugosllavë që ishin në Ministrinë e Brendshme.

Duke thënë Nesti Kerenxhi se personalisht Tito interesohej për mua, dhe kjo në mesin e vitit 1946, unë po ju them se ai po tregohet shumë idiot, pasi në atë kohë unë isha akoma i sëmurë nga plaga që kisha marrë në luftë dhe sapo më kishin thirrur për të më emëruar shef të Sigurimit Ushtarak. Kështu që deri në atë kohë unë nuk kisha njohur asnjë kuadër të zbulimit jugosllav.

Unë po ju pyes juve: kur më njohu mua Tito? Unë atëherë isha një kuadër i thjeshtë në Brigadën V, ndërkohë që për kohën që flisni juve unë nuk isha emëruar akoma. Ku më njohu Tito se unë paskam qenë kuadër i zoti dhe të paska këshilluar ty Nesti që të më mbaje afër!? Apo mos ishin detyra të caktuara për të më afruar mua? Por unë jam i bindur se Tito as nuk e ka njohur emrin tim në atë kohë.

Të gjitha këto që thotë Nesti janë udhëzime të hetuesve, apo ata lart të kanë thënë me qëllim për të më akuzuar mua. Ata që të kanë mësuar të flasësh kështu i kanë bërë llogaritë gabim, se ty të njeh gjithë Shqipëria që je njeri me shumë fytyra e i ke shërbyer çdo lloj udhëheqjeje, qoftë zbulimeve të vendeve të huaja, ashtu edhe klasave të ndryshme që kanë drejtuar vendin tonë, prandaj nuk ta beson njeri. Kurse unë kam punuar me ndershmëri, e kam dashur partinë dhe kam punuar pa rezerva për të pavarësisht se më sheh këtu, kjo i ka interesuar dikujt.

Kadri Hazbiu Gjykim
Kadri Hazbiu Gjykim

KADRI HAZBIU SULMON MIHALLAQ ZIÇISHTIN

Po ashtu veproi Kadri Hazbiu dhe para deponimeve të Mihallaq Ziçishtit. Të gjitha deponimet që ky bëri para trupit gjykues, Kadriu i dëgjoi me qetë si dhe me vëmendje të madhe, duke mbajtur shënime për çdo gjë. Pastaj kur mori fjalën iu kthye: Sa për ato që thotë Mihallaqi se paskam qenë unë që i kam mbajtur lidhjet e ngushta me këshilltarët jugosllavë që ishin në Sigurimin e Ushtrisë në vitin 1947, nuk është e vërtetë. Këtë e di shumë mirë dhe vetë Mihallaqi, pasi porsa erdhën këtu këshilltarët jugosllavë, unë nuk i takova fare për faktin se një grup i kuadrove kryesore të Ministrisë së Brendshme ku ishte edhe Mihallaqi, shkuam në shkollën e KGB-së në Moskë, ku u specializuam për një vit. Punën me këshilltarët e bëri Llambi Peçini. (Llambi i përgjigjet se e vërteta është siç thotë Kadriu, pasi unë kam punuar deri në fund me jugosllavët).

***

Nga ana tjetër, Mihallaqi thotë se kur ishim në BS në vitin 1947-1948 për specializim, qenkam rekrutuar nga KGB-ja si agjent i saj. Sipas tij, menjëherë sa jam kthyer në banesën ku rrinim, i paskam thënë se mua më rekrutuan agjent të KGB-së. Kjo që thotë Mihallaqi është shumë injorante. Jo vetëm kaq, por ësh të e ndërtuar shumë keq dhe në mënyrë shumë diletante. Kështu që ata njerëz që i kanë formuluar këto akuza i kanë bërë të pa besueshme. Unë po e pyes Mihallaqin që është marrë me punë operative, por që nuk është shquar ndonjëherë, sesi ka mundësi që një agjent i porsarekrutuar të shkojë dhe t’i thotë tjetrit, sidomos nga kuadro të sigurimit, ose kushdo qoftë ky, dhe t’i thotë “shiko se unë u bëra agjent i huaj dhe do të jap informacione kundër vendit tim”. Me këtë akuzë ju e ulni veten shumë poshtë dhe vërtetoni më shumë pastërtinë time që gjatë gjithë jetës i kam shërbyer me ndershmëri partisë. Ju, duke nxjerrë një dëshmitar si Mihallaq Ziçishti, që nuk është gjë tjetër vetëm një ku*vë e vjetër, nuk bëni gjë tjetër veçse s’keni asnjë bazë që të vërtetoni akuzat kundër personit tim.

***

Akoma më e turpshme dhe e mbushur me shpifje është deponimi, gjoja, i lojës me zbulimin amerikan e italian për t’i hapur rrugë babait të Halim Xhelos që ishte kuadër i zbulimit amerikan për të na dërguar bandën e Ethem Çakos. Këto janë përralla me mbret, pasi i ati i Halimit kishte ikur duke kaluar kufirin shumë vite më parë se në kohën kur na flet Mihallaqi. Kurse për bandën e Ethem Çakos dhe të gjitha bandat e tjera, duke filluar nga Zenel Shehu dhe deri te Hamit Matjani, ka dokumente të sakta që vërtetojnë format e metodat që kanë përdorur organet e sigurimit, të cilat ndodhen në arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe që me gjithë kërkesat e mija të përsëritura, juve nuk m’i sollët këtu, pasi kini frikë se çdo akuzë kundër meje bie poshtë dhe do të vërtetonte se të gjitha këto janë shpifje e trillime.

MBRON ORGANET E SIGURIMIT TË SHTETIT

Organet e Sigurimit të Shtetit për kapjen e këtyre bandave të rrezikshme kanë përdorur organizimin dhe forma më të përparuara. Ato kanë punuar në mënyrë të tillë që kishin të dhëna të sakta nga qendra nga ku niseshin këto banda dhe vendin ku do të desantonin ato. Këto i di shumë mirë Mihallaqi, i cili ka punuar edhe vetë në këtë drejtim.

Ai e di mirë se nuk ishin vetëm këto banda që dërguan zbulimet amerikane dhe italiane e jugosllave, por ishin qindra banda të tjera të dërguara nga këto zbulime dhe që desantonin në zonat e Veriut për t’u lidhur me bandat e tjera që vepronin brenda territorit të vendit tonë ku kryenin vrasje kuadrosh, sabotonin dhe terrorizonin popullin e këtyre zonave. Prandaj të thuash se dërgimi i këtyre bandave ishte lojë e zbulimeve amerikane për të më bërë mua dhe Mehmetin njerëz të suksesit për të fituar besimin e udhëheqjes së lartë, kjo ka qëllime të caktuara për të hedhur poshtë gjithë punën vetëmohuese dhe plot sakrifica të organeve të Sigurimit, të heronjve e dëshmorëve të këtyre organeve që ranë në përpjekje kundër këtyre bandave.

Duke qenë se akuzat kundër meje nuk kanë asnjë bazë ku të vërtetoni qoftë edhe një gjë, sado e vogël qoftë. Kapeni pas bandave që puna kundër tyre ka qenë krenaria e Sigurimit dhe që vetë udhëheqja e lartë na ka përgëzuar me dhjetëra herë për këto suksese. Atëherë pasi iu bëra këto sqarime dhe saktësime që, për hir të së vërtetës, jeni të detyruar t’i pranoni unë pyes se nga doli kjo akuzë se e gjithë puna për kapjen e bandave paska qenë lojë e zbulimit amerikan dhe e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut?

Unë nuk çuditem për këtë, pasi kuptohet që dikush lart ka interesa për t’i përdorur këto akuza për t’i mbushur mendjen popullsisë se unë gjithë jetën paskam qenë agjent i zbulimeve të huaja dhe se paskam punuar kundër popullit. Dhe për t’i lexuar këto akuza gjen një njeri si Mihallaq Ziçishti që është i detyruar t’i lexojë me pika e presje siç janë shkruar.

Mua më vjen turp kur i dëgjoj këto akuza, por ama më vjen shumë keq kur nga lart injorohen me paturpësinë më të madhe organet e Sigurimit, që ata vetë i kishin quajtur “Heronj të heshtur” dhe i kishin përdorur sipas qejfit të tyre. Por do të vijë një ditë që historia do të hedhë dritë mbi të vërtetën se si ka qenë…

KADRI HAZBIU VAZHDON SULMIN MBI MIHALLAQ ZIÇISHTIN PËR AKUZËN MBI KONFERENCËN E TIRANËS

GANI KODRA: Pasi ka folur gjatë kundër Nesti Kerenxhit, aq sa në dy raste e ka ofenduar, Kadri Hazbiu u mor hollësisht me të gjitha akuzat që kishte nisur në drejtim të tij Mihallaq Ziçishti. Ndërmjet të tjerash, ai u ndal në atë çka Ziçishti tha kundër Hazbiut për skenarin e konferencës së Tiranës.

“Leximi apo deponimi i Mihallaqit mbi organizimin dhe zhvillimin e punimeve të konferencës së partisë së Tiranës në vitin 1956 ishte një trillim me një fantazi për t’u pasur zili” tha Kadri Hazbiu. Më tej ai vazhdoi për të rrëzuar akuzën dhe pretendimin e Mihallaqit, të cilit i ishte servirur nga hetuesit: Sipas Mihallaqit, kjo konferencë qenka përgatitur dhe organizuar nga ne, si Mehmet Shehu, Beqir Balluku si i deleguar në konferencë, Kadri Hazbiu, Fiqrete Shehu, që ishte sekretare e parë e Komitetit të Partisë të rrethit, Mihallaq Ziçishti dhe Feçor Shehu që ishte drejtor i punëve të brendshme të Tiranës.

Gjithmonë, sipas Mihallaqit, duke përfituar nga mungesa e Enver Hoxhës që ishte me pushime në Vlorë, ne paskemi punuar me njerëzit për t’i nxitur ata që në diskutimet e tyre të flisnin kundër vijës së partisë dhe udhëheqjes së saj. Si të gjitha akuzat, edhe kjo është një sajesë e poshtër e Mihallaqit. Këtu ka vetëm një të vërtetë që ne ishim të pranishëm në konferencë, ashtu si gjithë Byroja Politike, me përjashtim vetëm të Enver Hoxhës. Është e vërtetë se shumë persona nga delegatët morën fjalën dhe diskutuan për shumë probleme.

U ngrit problemi i kultit të individit se përse nuk diskutohet në partinë tonë. U ngrit pretendimi se klasa udhëheqëse po borgjezohet. Se njerëzit e asaj klase jetojnë me bollëk, përdorin makina luksoze etj në një kohë kur populli ishte keq ekonomikisht. Përveç këtyre, pati debate të ashpra për shumë probleme. Beqar Balluku, që ishte i deleguari i Byrosë Politike, i lejoi njerëzit të diskutonin lirisht duke iu dhënë përgjigje gjithsecilit prej tyre. Por është e vërtetë e padiskutueshme se ato diskutime nuk i organizuam ne, siç thotë Mihallaqi.

Njerëzit që diskutonin ishin njerëz të thjeshtë dhe ngrinin probleme që ata e quanin të drejtë të kërkonin zgjidhje, për faktin se goditnin të metat që ishin vënë re në vijën e partisë. Këto diskutime u cilësuan nga sekretari i parë i partisë, që erdhi me shpejtësi nga Vlora, si veprime armiqësore që kishin për qëllim rrëzimin e udhëheqjes së lartë të partisë dhe ishin të organizuara nga njerëz të zbulimeve të huaja, për të bërë atë që kishin bërë me vendet e demokracive popullore. Të bënin edhe në Shqipëri që të diskutohej për kultin e individit dhe nën pretekstin e kësaj të eliminonin udhëheqjen e shëndoshë të partisë dhe të vendosnin revizionizmin në Shqipëri.

*

Fantazia, trillimi ose poshtërsia e akuzave të bëra në procesin e Mihallaqit arrinin deri atje sa thuhet se ne, nga frika gjoja e ardhjes së sekretarit të parë nga Vlora dhe duke parë se konferenca e partisë nuk shkoi siç e kishim parashikuar ne, por dështoi, thuhet se u mblodhëm në shtëpinë e Mehmet Shehut për të diskutuar për masat që duhet të merrnim për të fshehur gjurmët tona në lidhje me organizimin e kësaj konference.

Kjo është një gënjeshtër që nuk qëndron askund. Ne jo vetëm që nuk jemi mbledhur fare, bile as në mënyrë individuale nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin për mënyrën se si u zhvillua kjo konferencë, ose për diskutimet e zhvilluara. Këtu dua të shtoj edhe një gjë tjetër se të gjitha goditjet, dënimet etj., për ata njerëz që diskutuan në mënyrë të “dyshimtë” janë bërë me urdhër të sekretarit të parë, të piketuara nga ai vetë.

Prandaj të gjitha akuzat e sajuara në mënyrën me diletanteske për konferencën e partisë të Tiranës për vitin 1956, nuk janë gjë tjetër vetëm se qiqra në hell. Mua nuk më rëndojnë këto akuza të pandershme, të gënjeshtrave dhe të lexuara nga një njeri që nga frika pranon të thotë çdo gënjeshtër, mjafton që të shpëtojë kokën.

Xhevdet Mustafa1
Xhevdet Mustafa1

BANDA E XHEVDET MUSTAFËS, NJË HISTORI PËR TË NGRITUR AKUZA

Sipas Enver Hoxhës, të gjitha grupet armiqësore që kishin dalë në kulturë, ushtri, ekonomi etj.. kishte organizuar dhe drejtuar Mehmet Shehu. Për të vërtetuar këtë tezë të Enver Hoxhës u vazhdua më tej në akuzat ndaj Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut duke sajuar, paragjykuar dhe improvizuar histori dhe ngjarje të ndryshme. Një ndër to ishte ajo që bënte fjalë për lidhjen e ngjarjes së ardhjes së bandës së Xhevdet Mustafës dhe vdekjes së Mehmet Shehut. Për atë u aludua se ajo bandë erdhi pasi u kuptua nga zbulimi i huaj se Mehmet Shehu ishte zbuluar dhe demaskuar nga partia.

Qëllimi i krerëve të zbulimit të huaj nëpërmjet dërgimit të asaj bande, e cila u hodh diversionisht në Shqipëri, ishte që të merrnin direkt kontakt me Kadri Hazbiun, për t’i dorëzuar atij një mesazh për t’ia dhënë personalisht Mehmet Shehut. Sipas këtij mesazhi, ai duhej patjetër të vriste veten për të ruajtur të tjerët që të vazhdonin punën pas tij dhe kryesisht të ruante Kadri Hazbi un, i cili, sipas tyre, ishte kryesori.

*
Për të vërtetuar këtë akuzë ndaj Kadri Hazbiut dhe për ta nxjerrë atë si krahun e djathtë të Mehmet Shehut, si dhe për të skenuar mënyrën se si ky kishte dorëzuar mesazhin te Mehmeti, u përdorën shumë dëshmitarë, nga cilët më kryesorët ishin: të Ali Çenos i cili ishte shoqëruesi personal dhe komandant i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut. Halit Barjami, pjesëtar i bandës së Xhevdet Mustafës, i cili kishte mbetur i gjallë i pa eliminuar gjatë ndjekjes që iu bë kësaj bande.

Kjo, sipas meje, kishte arsyet e veta për të mos e eliminuar. Për bandën e Xhevdet Mustafës do të flas më gjerë në një pikë të veçantë, me aq sa di unë, pasi ardhja e kësaj bande në këtë periudhë e ka pasur një qëllim shumë djallëzor, me një plan të menduar mirë nga Enver Hoxha dhe rrethi i tij kryesor. “Dëshmitarë”- të tjerë ishin shoferi personal i Kadriut, radisti dhe sekretarja e tij me bashkëshortin, të cilët lexonin deponimet që ua kishin shkruar hetuesit. Këta me paturpësinë më të madhe i lexonin këto gënjeshtra pa shmangur asnjë presje.

ARRESTOHET ALI ÇENO DHE I BËHET PRESION PËR TË DËSHMUAR KUNDËR KADRIUT

Ali Çeno arrestohet pikërisht në muajin shtator të vitit 1982. Edhe ai, si gjithë të tjerët, u torturua barbarisht nga hetuesit si Sokol Koleka etj. Gjithë qëllimi, siç thashë, ishte që ai të dëshmonte ato gjëra që ishin përgatitur sipas skenarit të Enver Hoxhës për të akuzuar Kadri Hazbiun. Duhej të vërtetohej se ato që kishte thënë ai për Kadriun ishin të vërteta. Në procesin që grupi hetimor me në krye Hekuran Isain përpiloi për Ali Çenon, kushdo që do ta lexonte do ta besonte, pasi edhe këtu nuk mungonte fantazia e këtij njeriu që natë e ditë mendonte vetëm për të keqen. Sipas mendimit tim, Enver Hoxhën mund ta quaje “gjeniun e së keqes”, i pamëshirshëm dhe këmbëngulës në realizimin e asaj të keqeje që kishte përgatitur.

Gjatë gjithë zhvillimit të procesit hetimor grupi i hetuesve vuri në referimin e dëshmive ato gjëra që deshi vetë sipas qëllimit që kishte. Kështu edhe mbi Aliun, duke përdorur të gjitha torturat, e detyroi atë që të pranojë të gjitha versionet që i ishin shënuar në procesverbal. Nuk kishte rrugë tjetër nga gjithë ato tortura që kish te hequr. “Veç kësaj,-i thanë Aliut hetuesit, në qoftë se nuk pranoni të thoni këto që ke firmosur në proces për Kadriun, të këqijat më të mëdha për ty dhe fëmijët do të vijnë më vonë, prandaj duhet t’ia thuash në gjyq të tëra.

Vrasja Mehmet Shehut Ali Ceno Truproja Gjyqi Kadri Hazbiu
Vrasja Mehmet Shehut Ali Ceno Truproja Gjyqi Kadri Hazbiu

DËSHMIA E ALI ÇENOS, AKUZË PËR KADRI HAZBIUN

Në deponimet që Ali Çeno bëri në gjyq e akuzoi Kadriun për këto çështje: Më datën 17.12.1981, natën kur u vetëvra Mehmeti, në orën 22.30 vjen në shtëpinë e tij Kadriu. Ai nuk hyri nga porta kryesore, por u fut nga dera e kuzhinës, e cila ishte pas shtëpisë. Ngjiti shkallët, shkoi në studion ku punonte Mehmeti, qëndruan për pak kohë të dy vetëm dhe pastaj Kadriu iku. Aliu shtoi se “Kadriun e prita unë kur erdhi, po ashtu e përcolla kur iku nga dera e kuzhinës, të cilin nuk e pa njeri tjetër“.

Në këtë deponim të Ali Çenos kishte qenë qëllimi që të vërtetohej ajo që kishte thënë Enver Hoxha se pas mbledhjes së Byrosë Politike dhe pas takimit që Kadriu Hazbiu kishte bërë me një anëtar të bandës së Xhevdet Mustafës ishte nisur për në shtëpinë e Mehmetit.

Anëtari i bandës i paskësh dorëzuar një mesazh për Mehmetin nga zbulimi i huaj ku i thonin se është zbuluar veprimtaria e tij dhe për të shpëtuar shokët, ai, Mehmeti duhej të vriste veten dhe para kësaj të udhëzonte krahun e djathtë të tij, Kadriun, sesi duhej të vepronte në të ardhmen. Kjo paskësh qenë arsyeja që Kadriu, sipas tyre, paskësh shkuar natën e fundit në mënyrë të fshehtë në shtëpinë e Mehmetit. I paskësh dorëzuar mesazhin e ardhur, ka biseduar disa çaste me të dhe pas kësaj Mehmeti vrau veten.

REAGIMI I KADRIUT NDAJ ALI ÇENOS

Kadri Hazbiu, ndërsa fliste Ali Çeno për ato që ishte instruktuar nga hetuesit, dëgjoi me gjak ftohtësi pa bërë as më të voglën lëvizje. Pastaj, kur mbaroi Aliu, ai u çua në këmbë dhe filloi të sqarojë trupin gjykues për akuzën që kishte bërë Aliu se natën që kishte vdekur Mehmeti ai kishte qenë në orën 22.30 në shtëpinë e tij.

*
Kadriu e hodhi poshtë këtë akuzë duke thënë: Unë nuk kam qenë fare në shtëpinë e Mehmetit, pasi atë natë që nga ora 20.30 dhe deri mbas mesit të natës unë kam qenë i ftuar për darkë në shtëpinë e sekretares sime, pasi i shoqi i saj, që është oficer, kishte ditëlindjen. Prandaj ajo që më akuzon ti Ali nuk qëndron dhe është e sajuar. Në këtë rast Aliu, porosisë dhe frikës që kishte për jetën e tij dhe të fëmijëve, i përgjigjet me shumë nervozitet Kadriut, duke thënë se “unë nuk gënjej, ti ke ardhur atë natë në orën 22.30 në shtëpinë e Mehmetit. Të kam pritur e përcjellë unë, prandaj ti duhet ta pranosh e jo të gënjesh”.

Kadriu me shumë gjakftohtësi iu përgjigj: “Dëgjo Ali, ti je i ri dhe po lufton me shpirt që të mbrosh jetën dhe për këtë nuk të vë faj, sepse fajin e kanë ata që të kanë mësuar keq, se ti duke qenë i ndershëm, duan të të bëjnë të pandershëm duke sajuar gjëra që nuk qëndrojnë. Edhe njëherë po të them Ali Çeno, se të kam njohur dhe të njoh për njeri të ndershëm, por të them kij kujdes nga të pandershmit që të kanë mësuar keq.”

* * *

Në fakt këtë akuzë që i bënte Ali Çeno Kadri Hazbiut sikur ky kishte pritur dhe përcjellë Kadriun në shtëpinë e Mehmet Shehut me datën 17.12.1981, ora 22.30 nga porta e pasme e shtëpisë nuk qëndron fare, por ishte një trillim i përgatitur. E vërteta është se Ali Çeno në orën 22.30 nuk ka qenë fare në shtëpinë e Mehmetit. Këtë do të mundohem ta sqaroj më poshtë, sipas thënieve të oficerëve të shërbimit të Mehmetit që ishin atë natë aty me shërbim…

BANDA E XHEVDET MUSTAFËS, NJË HISTORI PËR TË NGRITUR AKUZA

Sipas Enver Hoxhës, të gjitha grupet armiqësore që kishin dalë në kulturë, ushtri, ekonomi etj.. kishte organizuar dhe drejtuar Mehmet Shehu. Për të vërtetuar këtë tezë të Enver Hoxhës u vazhdua më tej në akuzat ndaj Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut duke sajuar, paragjykuar dhe improvizuar histori dhe ngjarje të ndryshme. Një ndër to ishte ajo që bënte fjalë për lidhjen e ngjarjes së ardhjes së bandës së Xhevdet Mustafës dhe vdekjes së Mehmet Shehut.

Për atë u aludua se ajo bandë erdhi pasi u kuptuta nga zbulimi i huaj se Mehmet Shehu ishte zbuluar dhe demaskuar nga partia. Qëllimi i krerëve të zbulimit të huaj nëpërmjet dërgimit të asaj bande, e cila u hodh diversionisht në Shqipëri, ishte që të merrnin direkt kontakt me Kadri Hazbiun, për t’i dorëzuar atij një mesazh për t’ia dhënë personalisht Mehmet Shehut. Sipas këtij mesazhi, ai duhej patjetër të vriste veten për të ruajtur të tjerët që të vazhdonin punën pas tij dhe kryesisht të ruante Kadri Hazbiun, i cili, sipas tyre, ishte kryesori.
*
Për të vërtetuar këtë akuzë ndaj Kadri Hazbiut dhe për ta nxjerrë atë si krahun e djathtë të Mehmet Shehut, si dhe për të skenuar mënyrën se si ky kishte dorëzuar mesazhin te Mehmeti, u përdorën shumë dëshmitarë, nga cilët më kryesorët ishin: të Ali Çenos i cili ishte shoqëruesi personal dhe komandant i grupit të shoqërimit të Mehmet Shehut. Halit Barjami, pjesëtar i bandës së Xhevdet Mustafës, i cili kishte mbetur i gjallë i pa eliminuar gjatë ndjekjes që iu bë kësaj bande.

Kjo, sipas meje, kishte arsyet e veta për të mos e eliminuar. Për bandën e Xhevdet Mustafës do të flas më gjerë në një pikë të veçantë, me aq sa di unë, pasi ardhja e kësaj bande në këtë periudhë e ka pasur një qëllim shumë djallëor, me një plan të menduar mirë nga Enver Hoxha dhe rrethi i tij kryesor. “Dëshmitarë”- të tjerë ishin shoferi personal i Kadriut, radisti dhe sekretarja e tij me bashkëshortin, të cilët lexonin deponimet që ua kishin shkruar hetuesit. Këta me paturpësinë më të madhe i lexonin këto gënjeshtra pa shmangur asnjë presje.

ÇFARË THONË OFICERËT E SHËRBIMIT NË SHTËPINË E MEHMET SHEHUT PËR NATËN E VDEKJES SË TIJ?

1- Mbasi mbaroi mbledhja e Byrosë Politike mbrëmjen e datës 17.12.1981, rreth orës 21:00 Mehmeti u kthye në shtëpi i shoqëruar nga i gjithë grupi me Aliun në krye. Rreth orës 22:00 Mehmeti doli vetëm në verandë dhe pyeti një oficer të grupit se kush ishte me shërbim atë natë. Oficeri iu përgjigj se ishte zv/komandanti i grupit. “Po Aliu, -pyeti Mehmeti – ku është”? Oficeri u përgjigj se Aliu kishte shkuar në shtëpi. Atëherë Mehmeti i tha oficerit: “Shkoni, gjeni Aliun dhe i thoni që ai sonte të mos rrijë në shtëpi, por e dua që sonte të jetë vetë me shërbim.

Pas kësaj porosie të Mehmetit, dy oficerë të grupit u nisën për të gjetur Aliun dhe t’i thoshin për porosinë e Mehmetit. Kur shkuan, nuk e gjetën në shtëpi. Kërkuan në disa lokale dhe më në fund e gjetën me një oficer të grupit diku duke pirë nga një gotë birrë. la thanë porosinë dhe ai u kthye menjëherë për të marrë shërbimin në shtëpinë e Mehmetit. Në atë moment, kur ai erdhi në shërbim, ora kishte kaluar 23:00. Kështu që ky trillim ishte shumë i trashë. Aliu do të gënjente se kështu e kishin porositur nën kërcënimin e dajakut.

Shtrohet pyetja përse Mehmet Shehu kërkoi që atë natë në shtëpinë e tij të ishte me shërbim patjetër Ali Çeno? Unë këtë e shpjegoj me shumë arsye, për faktin se unë e njihja shumë mirë karakterin e tij dhe veprimet që bënte kur ishte i shqetësuar për ndonjë gjë. Ai nuk ishte frikacak, por masat për të mos ndodhur ndonjë gjë e keqe ai i merrte gjithmonë, sidomos në raste të turbullta dhe kur kishte dyshime. Mbas mbledhjes së Byrosë Politike që ishte e tensionuar, ai nuhati diçka se diçka mund të ndodhte. Prandaj pyeti për Aliun dhe kërkoi që atë natë në shtëpi me shërbim të ishte patjetër vetë ai, si komandant i grupit të shoqërimit, duke e porositur madje që masat e sigurimit të ishin të forta.

Nga ana tjetër, Mehmet Shehu kishte besim shumë të madh tek Ali Çeno. Këtë ai ma kishte thënë disa herë edhe me mua. Më thoshte: “Të gjithë grupin e shoqërimit të oficerëve i kam të mirë, por Aliu ka disa gjëra që më pëlqejnë në zbatimin e urdhrave që jap unë. Kam shumë besim tek ai për çdo gjë. Kjo ishte dhe arsyeja që Mehmeti donte që Aliu të ishte atë natë me shërbim në shtëpi, pasi ai e shihte se gjithçka ishte turbulluar rreth tij.

EDHE SHOFERI PERSONAL, EDHE RADISTI I KADRIUT DËSHMUAN KUNDËR TIJ

Dëshmia e Ali Çenos, ku ai akuzonte Kadri Hazbiun se kishte shkuar më datën 17.12.1981 ora 22:30 në shtëpinë e Mehmetit dhe ishte takuar me të nuk kishte bazë të fortë, u hodh poshtë nga Kadriu me argumente, saqë Aliu nuk dinte se çfarë të thoshte tjetër.

Atëherë, Hekuran Isai me grupin hetues kishin përgatitur rreth kësaj akuze një grup personash të tjerë, që ishin shoferi dhe radisti i Kadriut, të cilët deponuan: “Kemi shkuar me Kadriun në Bllokun e udhëheqësve rreth orës 21:30, duke hyrë nga rruga e pasme e tij. Kadriu zbriti që në hyrje. Ai eci vetëm në drejtim të Shtëpisë së Partisë, e cila është brenda në Bllok. Aty shkonte zakonisht në darkë udhëheqja e partisë, pihej ndonjë kafe apo luhej me letra dhe bilardo.

Afër ose përballë saj gjendej edhe shtëpia e Mehmetit. Ne, – vazhduan radisti dhe shoferi nuk e pamë se ku hyri Kadriu, në shtëpinë e Mehmetit apo në Shtëpinë e Partisë sepse ishte larg dhe errësirë. Nuk u vonua shumë, ai u kthye pas 30 minutash, hipi në makinë dhe na tha të niseshim për në shtëpinë e sekretares ku ishte i ftuar për darkë dhe që e kishte shtëpinë në Laprakë.

Mbërritëm atje pas orës 22:00. Kadriu, i revoltuar nga kjo sajesë e servirur, për të sqaruar të vërtetën kërkoi të pyeteshin edhe të zotët e shtëpisë ku ai kishte qenë për darkë.

Kadri Habziu Gjyqi
Kadri Habziu Gjyqi

SEKRETARJA MOHOI PRANINË E KADRIUT NË FESTËN E FAMILJES SË SAJ

Sipas kërkesës së Kadriut, në gjyq u thirr sekretarja e tij së bashku me të shoqin për ta pyetur rreth darkës së vdekjes së Mehmetit, nëse ishte e vërtetë apo jo se Kadriu kishte qenë në shtëpinë e tyre atë natë. I pyetën burrë e grua se sa kishte qenë ora saktësisht kur kishte shkuar Kadriu. Në fillim u përgjigje zonja e shtëpisë që kishte qenë sekretarja e Kadriut. Ajo tha: “Ora nuk më kujtohet, por e mbaj mend se Kadriu ka ardhur shumë vonë, kur ne pothuajse e kishim mbaruar darkën”.

REAGIMI I KADRIUT NDAJ NJERËZVE MË TË AFËRT TË PUNËS

Kur dëgjoi dëshmitë e rreme të shoferit, radistit dhe sekretares me të shoqin, Kadriu mori sërish fjalën. Në përgjigjen e tij, ai tha: “Që të katër këta dëshmitarë gënjejnë. Siç duket nuk i kanë harruar porositë që kanë marrë për mënyrën se si duhej të flisnin. Në radhë të parë unë po ju them se darkën e 17 dhjetorit, kur ka vdekur Mehmet Shehu, nuk kam shkuar fare në Bllok, por kam qenë në shtëpi. Prej shtëpisë sime jam nisur me pak vonesë dhe në orën 21:00 kam mbërritur në shtëpinë e sekretares sime, Elit. Ajo kishte ditëlindjen dhe më prisnin.

Aty kam qëndruar deri në orët e vona të natës. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë duhet të kishin thënë ata, por nga presioni dhe frika që u kanë futur, pëlqyen më mirë rrugën e gënjeshtrës, sesa rrugën e ndershme. Unë po pyes të zotët e shtëpisë, – vazhdoi Kadriu, – a isha unë që hapa darkën duke ngritur dollinë. Si jua nxë goja të thoni që unë kam ardhur shumë vonë, kur darka kishte mbaruar!? Nuk kam se çfarë t’ju them tjetër vetëm se t’ju vije turp se shqiptari nuk e ka zakon që të gënjejë, sidomos për mikun kur e fton në shtëpi.

Kështu, të gjitha përpjekjet që Hekuran Isai me grupin hetimor të përbërë nga Thoma Tutulani, Shkëlzen Bajraktari e të tjerë, për të vërtetuar tezën e Enver Hoxhës që Kadri Hasbiu kishte shkuar natën, në orën 22:30, datë 17.12.1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut për t’i dorëzuar atij urdhëresat e zbulimit të huaj, dolën bllof. Për atë hipotezë nuk doli asnjë fakt sado i vogël për të vërtetuar atë që kërkonte Enver Hoxha. Kjo ndodhi se e vërteta ishte krejt ndryshe dhe se të gjitha ato që thuheshin ishin të sajuara.

DËSHMITË E NJERËZVE TË AFËRT TË HAZBIUT, TË RREME

Ato që thoshte Kadri Hazbiu para trupit gjykues për faktin se ku ndodhej natën e 17 dhjetorit 1981 kur vdiq Mehmet Shehu ishin më se të vërteta. Po ashtu, për sa deklaroi për mohimet që i bënin të vërtetës sekretarja e tij me të shoqin, radisti, shoferi dhe berberi i hotel “Dajtit” qëndronin absolutisht.

Më e veçanta ishte aludimi i Hazbiut për ato çka solli si dëshmi Xhavit Ismailaga, të cilin jo vetëm e injoroi për paaftësinë e mënyrës së bërjes së dëshmisë së rreme, por në një farë mënyre ai denoncoi dhe hetuesinë që mbështetej te njerëz që nuk kishin arsim dhe që përdoreshin kot më kot për gjëra që nuk kishin pasur asnjë lidhje. Në të vërtetë, Xhaviti ishte një njeri pa arsim, mbi 72 vjeç. Ai ishte njeri që as fjalën agjenturë nuk e kuptonte gjatë kohës që depononte kundër Kadriut.

Nga njëra anë thoshte se jugosllavët kërkonin takim me Kadriun dhe nga ana tjetër, po aty depononte se kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, kishte dhënë informacion për të huajt që bënin takim në hotel “Dajti” me njerëz të ndryshëm, qoftë shqiptarë ose të huaj apo për diplomatët që mblidheshin së bashku etj. Cilën prej deponimeve të tij duhej të besonin, atë që ishte në shërbim të jugosllavëve, apo që ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Gjëja më e madhe që ishte për të qeshur, ishte kur prokurori Rrapi Mino tha: “Xhaviti ka qenë agjent i jugosllavëve. Kur e rekrutuan, atë e shpërblyen me 500 lekë të vjetra”. Kjo ishte me të vërtetë për të qeshur, për faktin se me një qethje që i bënte ndonjë diplomati të huaj Xhaviti fiton te 500 lekë bakshish.

XHAVITI MË KA PRANUAR MUA SE ISHTE DETYRUAR NGA HEKURANI PËR TË DËSHMUAR KUNDËR HAZBIUT

Kur mbaroi gjyqi ynë dhe pasi u dënuam, unë me Xhavitin ishim së bashku në burgun e Burrelit. Sigurisht që unë e kisha shok. Një ditë, gjatë një bisede i thashë: “Po ti ore burrë i dheut, arrite the atë çudi për Kadriun se gjoja jugosllavët të paskëshin kërkuar takim me të”. Aty për aty, pa u menduar fare, Xhaviti ma ktheu: “Siç je rrahur ti, jam rrahur edhe unë”. Megjithatë, unë nuk pranova të thosha gjë, pasi nuk dija. Por pas kësaj mua më thirri personalisht Hekuran Isai dhe më tha: “Të jap fjalën e burrit se po e akuzove Kadriun me fjalët që të themi ne, unë të liroj nga burgu dhe kjo që të them është fjalë burrash”. Kështu unë iu përgjigja: “Shkruani çfarë të doni dhe sillmani ta firmos”.

KADRI HAZBIU PËRCJELL AKUZAT TE ENVER HOXHA

Akuzat në drejtim të Kadriut vazhdonin në çdo drejtim në mënyrë që ta thyenin me çdo kusht, të paktën, të pranonte diçka, qoftë edhe një gabim pune, që këtë ta kthenin sikur e kishte bërë me qëllim sabotimi. Nga kryetari i trupit gjykues Kadriut iu bë një pyetje. “Përse ti Kadri në vitin 1956 iu ke dhënë urdhër të gjithë organeve të Sigurimit të Shtetit që të pushonin veprimtarinë agjenturore në drejtim të zbulimit të jugosllav dhe të mos bëhej asnjë veprim në drejtim të saj”?

Kadriu iu drejtua trupit gjykues duke i thënë: Që në fillim të hetuesisë nga akuzat që më bëheshin, kam kërkuar të gjitha materialet përkatëse që ndodheshin në dosjen përkatëse të arshivuara në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me gjithë insistimin tim që në ditën e parë të hapjes së gjyqit, prokuroria dhe ju trupi gjykues nuk m’i dhatë, duke mos e pranuar këtë kërkesë që është e drejta ime ligjore dhe që juve ligjërisht keni detyrë të ma plotësoni. Ajo dosje duhet patjetër këtu në proces me qëllim që dokumentet që ndodhen aty të ballafaqohen me të gjitha akuzat që më bëhen për të nxjerrë të vërtetën në shesh.

Por ju nuk e bëtë një gjë të tillë dhe kuptohet se juve nuk u intereson të m’i jepni. Megjithatë, unë do t’i përgjigjem pyetjes suaj falë memories që kam, sidomos për probleme parimore. Është e vërtetë se në vitin 1956 u dha urdhri që të pushohet puna jonë agjenturore në drejtim të zbulimit jugosllav. Por është aq e vërtetë që ky nuk ishte urdhri im.

Në dosjen e zbulimit jugosllav të arshivuar në arkivin e Ministrisë Brendshme ndodhet shkresa e ardhur nga Komiteti Qendror i Partisë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila urdhëron organet e Sigurimit të Shtetit që të mos bëhet asnjë veprim në drejtim të zbulimit jugosllav. Kjo shkresë ka firmën e sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë që kishte nën drejtim organet e Sigurimit. Në shënimet e tij Hysni Kapo jep udhëzime dhe porosi rigoroze për zbatimin e urdhrit të dhënë nga Enver Hoxha. Prandaj nuk jam unë që kam dhënë urdhrin, por është Enver Hoxha që e jep. Unë vetëm e kam zbatuar atë urdhër. Kështu, akuza që më bëhet nuk qëndron.
*
“Dua të shtoj,-vazhdoi Kadriu, se unë në punën time kam zbatuar gjithmonë urdhrat dhe udhëzimet që më vinin nga Komiteti Qendror i Partisë. Në të gjitha materialet që ndodhen në dosjet e arshivuara në arkivin e Ministrisë së Brendshme janë urdhrat që ka dhënë Enver Hoxha në lidhje me detyrat dhe veprimet që duhet të bëjnë organet e Sigurimit të shtetit. Përveç kësaj, çdo urdhër e veprim që jepesh nga Enver Hoxha, janë të zbërthyera nga Hysni Kapo, i cili e drejtonte personalisht Sigurimin e Shtetit nga ana partiake si sekretar i KQ që ishte.

Në zbatimin e urdhrave të Enver Hoxhës, Hysniu jepte udhëzime sesi duheshin zbatuar këto urdhra. Prandaj unë kam zbatuar këto urdhra dhe kam ndjekur rrugën e këtyre udhëzimeve. Shikoni mirë të gjithë dokumentacionin në arshive dhe sektorë (megjithëse jam i sigurt se i kini parë) dhe do të bindeni se të gjithë këto akuza që më bëhen mua janë të qëllimshme.

U HODH PËR SHQYRTIM ÇËSHTJA E DORËZIMIT TE SOVJETIKËT TË PLATFORMËS SË SIGURIMIT

“Atëherë si e shpjegon ti; i pandehur, atë që tha Llambi Peçini se iu ka dhënë këshilltarëve sovjetikë platformën e organeve të Sigurimit të aprovuar nga Byroja Politike, ku dhe ju kishit dijeni”? pyeti kryetari i trupit gjykues Kadriun, duke i thënë se platforma ishte një sekret me rëndë si të madhe shtetërore.

Kadriu iu përgjigj se “Llambi Peçini, po ashtu edhe ju vetë, ngatërroheni kot së koti për faktin se platformën e organeve të Sigurimit e kishin përpiluar vetë këshilltarët sovjetikë, duke e kopjuar nga vetë platforma e organeve të sigurimit të Bashkimit Sovjetik. Platforma mbasi u përpilua nga sovjetikët iu paraqit Byrosë Politike të partisë sonë, e cila e miratoi dhe mbi bazën e parimeve të kësaj platforme punuan në atë kohë organet e sigurimit tonë.

Prandaj ju dhe Llambi Peçini nuk kini të drejtë kur thoni se është nxjerrë një sekret me shumë rëndësi i shtetit tonë duke ia dhënë një shteti tjetër. Kurse këtu nuk ka asnjë nxjerrje sekreti nga ana jonë, përkundrazi sovjetikët na dhanë sekretin e tyre, duke shpjeguar se si e kishin ndërtuar ata platformën e organeve të sigurimit të tyre”.

Enver Hoxha Hysni Kapo
Enver Hoxha Hysni Kapo

MEMORIA DHE AFTËSITË E KADRIUT NË PROCES, TË JASHTËZAKONSHME

Në çdo përgjigje Kadriu ishte shumë i matur dhe mjaft i qetë, ai kishte një memorie të çuditshme, mbante mend ndodhi dhe probleme që kishin ndodhur më parë, sidomos urdhrat dhe detyrat që kishte marrë nga lart. Në shumë raste mbante mend jo vitet, por edhe muajt. Në çdo pyetje që i bëhej ai ishte shumë i saktë në përgjigjet e tij duke hedhur poshtë çdo akuzë me fakte bindëse, saqë trupi gjykues nga përgjigjet që merrte detyrohesh të kalonte nga një pyetje në një tjetër pyetje që nuk kishte lidhje me të parën, pasi nuk ishte në gjendje dhe nuk kishte fakte në përgjigjet bindëse që jepte Kadriu.

Një nga qëllimet kryesore të hetuesisë dhe të zhvillimit të procesit në gjyqin e zhvilluar ishte që të dilte me çdo kusht akuza që i bëhej Kadri Hazbiut se kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Mehmet Shehut dhe krahu i djathtë i tij dhe që të dy sëbashku kishin drejtuar gjoja “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar udhëheqjen e partisë, për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri.

Mirëpo kur panë se Kadriu nuk pranoi kategorikisht asnjë akuzë në këtë drejtim, atëherë trupi gjykues filloi të përdorë dëshmitarët të cilët ishin përgatitur me shumë kujdes nga hetuesia për të akuzuar Kadriun me gjëra të paqena dhe të sajuara me mjeshtëri me qëllim që të hidhnin poshtë mbrojtjen që iu bënte Kadriu akuzave të tij.

AKUZOHET SE KISHTE MBYLLUR PROCESIN NDAJ BEQIR BALLUKUT

Kadriu akuzohej se i kishte dhënë urdhër grupit hetimor të komplotistëve ushtarakë me Beqir Ballukun në krye që ta mbyllte para kohe procesin. Këtë, sipas akuzës, e paskësh bërë nga frika se mos nga fundi i procesit do të dilte emri i Mehmet Shehut si organizator i puçit ushtarak në ushtri të drejtuar nga Beqir Balluku. Kadriu akuzohej se, sipas porosisë së Mehmetit, e kishte dhënë urdhrin për të mbyllur procesin, për faktin se i lodhur nga hetuesia, Beqiri mund të fliste se këtë puç ushtarak e kishin organizuar sipas urdhrit të Mehmet Shehut.

Kadriu nuk e kishte pranuar asnjëherë këtë akuzë. Trupi gjykues nxori dëshmitar Kristofor Mërtirin meqë ai ishte hetues i Beqir Ballukut. Kur u pyet nga trupi gjykues se përse je dënuar, ai u përgjigj se jam dënuar me 15 vjet heqje lirie për krimin e sabotimit të vijës së partisë në zhvillimin e luftës së klasave. Trupi gjykues e pyeti “na shpjego përse u mbyll procesi i Beqir Ballukut kur ai gjatë hetuesisë deponoi se do t’i vinte kokë procesit të tij”, Kristofor Mërtiri u përgjegj se procesi u mbyll me urdhër nga lart.

Në një mbledhje të grupit hetimor që e drejtonte Kadri Hazbiu, ku merrte pjesë dhe sekretari i Komitetit Qendror të partisë që mbulonte organet e Punëve të Brendshme, u tha se “me porosi të sekretarit të përgjithshëm të partisë procesi të shkojë drejt mbylljes brenda muajit”. Në këtë kohë hetimi për të pandehurit e tjerë Petrit Dume e Hito Çako kishte përfunduar, ndërsa me të pandehurin Beqir Balluku ishte nga fundi.

Në këtë kohë, mbas insistimeve të hetuesisë për t’i vënë kokë veprimtarisë së tij armiqësore, ai u përgjigj se do t’i vinte kokë. Në mbledhjen e grupit hetimor, meqë Beqir Balluku ditët e fundit të hetimit ishte shprehur se do t’i vinte kokë procesit, u dha orientimi që procesi të shkojë drejt mbylljes brenda afatit të caktuar dhe gjatë kësaj kohe të vazhdonte hetimi intensivisht me Beqir Ballukun.

ÇËSHTJEN “BALLUKU”, HAZBIU E PËRCJELL AKUZËN TE ENVER HOXHA

Kadri Hazbiu i kërkoi leje trupit gjykues dhe i bëri pyetjen dëshmitarit: Beqir Balluku e tha me dëshirën e tij shprehjen se do t’i vinte kokë procesit, apo u detyrua nga puna intensive e hetuesisë, dhe çfarë tha Beqir Balluku për kokën e veprimtarisë së tij? Dëshmitari Kristofor Mërtiri u përgjigj se Beqir Balluku nuk e tha atë shprehje me dëshirën e tij, por në bazë të kërkesave tona të vazhdueshme.

Mbas insistimit të hetuesisë ai tha se koka ishin udhëheqësit kinezë, “se jam ndikuar nga ata”. Atëherë Kadriu i drejtohet trupit gjykues duke thënë: Vetë deponimet e dëshmitarit hedhin poshtë akuzën që më bëhet. Nuk isha unë që dhashë urdhër për të mbyllur procesin e Beqir Ballukut, por ishte vetë sekretari i parë i Komitetit Qendror të partisë që dha udhëzimin për mbylljen e tij. Për këtë urdhër mua më vuri në dijeni edhe Hysni Kapo si dhe grupi hetimor. Kjo është e vërteta.

MËRTIRI MË TREGOI PËR PRESIONIN QË I KISHIN BËRË PËR TË AKUZUAR KADRIUN

Kur ishim në burg, unë dhe hetuesi i Beqirit, Kristofor Mërtiri, pas disa vitesh hapëm bisedën e gjyqit të Kadriut dhe daljen e tij si dëshmitar. Gjatë bisedave ai më tha: Hetuesit në burg më bënë shumë presion duke përdorur dhe dhunën fizike që unë të deponoja se Beqir Balluku kishte thënë se në krye të komplotit ishte Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, gjë që nuk e pranova në asnjë mënyrë se nuk ishte e vërtetë. Më thanë të pranoja se gjoja unë këtë të vërtetë e mbulova me urdhër të Mehmetit e Kadriut.

Më bënë dhe presion e premtime që të deponoja se procesi i Beqir Ballukut u mbyll me urdhër të Kadri Hazbiut që të mos dilte koka e komplotit që ishte Mehmeti e Kadriu. E vërteta nuk ishte ashtu, prandaj dhe në gjyq unë thashë atë që ishte e vërtetë. Kam pasur respekt të madh për Kadriun. Ishte njeri shumë i ndershëm dhe fisnik, gjatë punës që kisha me të më tepër është sjellë si shok sesa si epror. Dhe në gjyq mora parasysh çdo konsekuencë që mund të më vinte dhe e shpjegova problemin ashtu siç ishte e vërteta.

“Më ka bërë përshtypje,-thotë Kristofori,- se gjatë gjithë kohës që ka vazhduar procesi i Beqir Ballukut dhe ushtarakëve të tjerë, Mehmet Shehut nuk i dërgoheshin proceset e deponimit. Informacionet rreth procesit iu dërgoheshin Enver Hoxhës dhe veçanërisht Hysni Kapos. Gjatë bisedave të lira me Beqir Ballukun, e pyeta Beqirin se si i kishte pasur marrëdhëniet me Mehmet Shehun. Ai më tha: I kam pasur mjaft të mira. Kemi shkuar mjaft mirë dhe nuk kemi patur ndonjëherë grindje.

Kishim respekt për njëri-tjetrin. Vetëm njëherë më ka folur ashpër kur unë isha komandant Divizioni në Korçë pas çlirimit dhe Mehmeti ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm. Mehmeti kishte ardhur për inspektim në repartin tonë, ku gjeti shumë mangësi dhe me të drejtë më foli ashpër. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit dhe që nga ajo kohë marrëdhëniet tona qenë shumë të mira.

“Duke më folur Beqiri për marrëdhëniet e mira me Mehmetin, thotë Mërtiri– më shkonte mendja te fjalët që ishin hapur nga drejtuesit e lartë në krye të partisë. Dhe populli dëgjonte se Beqir Ballukun e ka futur në burg Mehmet Shehu, për arsye se kishin grindje midis tyre dhe se nuk e donin njëri-tjetrin. Kjo, sigurisht, ishte një lojë e drejtuesve të lartë të partisë për të krijuar urrejtjen në drejtim të Mehmetit, në kuadrot e ushtrisë që e donin Beqirin, si dhe në popull. Beqiri për Mehmetin fliste me shumë respekt. Bile, kur ishte i mërzitur më thërriste mua dhe bënim shaka”

MEMORIA DHE AFTËSITË E KADRIUT NË PROCES, TË JASHTËZAKONSHME

Në çdo përgjigje Kadriu ishte shumë i matur dhe mjaft i qetë, ai kishte një memorie të çuditshme, mbante mend ndodhi dhe probleme që kishin ndodhur më parë, sidomos urdhrat dhe detyrat që kishte marrë nga lart. Në shumë raste mbante mend jo vitet, por edhe muajt. Në çdo pyetje që i bëhej ai ishte shumë i saktë në përgjigjet e tij duke hedhur poshtë çdo akuzë me fakte bindëse, saqë trupi gjykues nga përgjigjet që merrte detyrohesh të kalonte nga një pyetje në një tjetër pyetje që nuk kishte lidhje me të parën, pasi nuk ishte në gjendje dhe nuk kishte fakte në përgjigjet bindëse që jepte Kadriu.

Një nga qëllimet kryesore të hetuesisë dhe të zhvillimit të procesit në gjyqin e zhvilluar ishte që të dilte me çdo kusht akuza që i bëhej Kadri Hazbiut se kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Mehmet Shehut dhe krahu i djathtë i tij dhe që të dy sëbashku kishin drejtuar gjoja “organizatën kundërrevolucionare” për të rrëzuar udhëheqjen e partisë, për të vendosur kapitalizmin në Shqipëri. Mirëpo kur panë se Kadriu nuk pranoi kategorikisht asnjë akuzë në këtë drejtim, atëherë trupi gjykues filloi të përdorë dëshmitarët të cilët ishin përgatitur me shumë kujdes nga hetuesia për të akuzuar Kadriun me gjëra të paqena dhe të sajuara me mjeshtëri me qëllim që të hidhnin poshtë mbrojtjen që iu bënte Kadriu akuzave të tij.

PAS ARRESTIMIT TË KADRI HAZBIUT POPULLI FILLOI TË PËSHPËRISTE

Me goditjen që Enveri i bëri, sipas një plani dinak, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut që ishin njerëz të ndershëm dhe që populli i donte dhe i respektonte, populli filloi të dyshojë se diçka po luhej. Ky dyshim lindi pasi grupet armiqësore u bënë të modës në Shqipëri. Ishin figurat që ishin respektuar dhe duartrokitur nga populli dhe që filluan që njëri pas tjetrit të dilnin si heretikë për vendin dhe partinë. Në çdo katër vjet Enveri nxirrte nga një grup komplotistësh duke i quajtur armiq të rrezikshëm të popullit. Kështu që me goditjen e grupit të fundit, njerëzit filluan të pëshpëritnin, por me shumë frikë.

Këtu mbarojnë dëshmitarët kryesorë të Kadriut, të cilët dëshmitë e tyre i mbyllën me turp për faktin se çdo gjë ishte e sajuar.

Kadrin me zgjuarsinë e tij, duke qenë i ndershëm dhe i pastër, me fakte ia mbylli gojën të gjithë dëshmitarëve. Pas atyre që përmendëm dhe përshkruam në numrat e kaluar, prokurorët sollën edhe disa dëshmitarë të tjerë të rëndomtë si Telat Agollin etj., që edhe këta përfunduan si të tjerët. Kështu, trupi gjykues, duke parë se asgjë e saktë nuk doli dhe që asnjë akuzë e bërë kundër Kadriut nuk u vërtetua, i mbylli pyetjet për Kadriun dhe filloi pyetjet në drejtim të Feçor Shehut.

NË PODIUMIN E DEPONIMEVE DEL FEÇOR SHEHU

Pyetjes së trupit gjykues nëse e pranonte akuzën, Feçori iu përgjigj: Unë nuk pranoj asnjë nga akuzat që më bëhen. Ndaj meje janë bërë të gjitha tentativat nga grupi hetues deri në torturat më çnjerëzore që unë të pranoj gjëra të shpifura dhe të paqena, të cilat i kam hedhur dhe i hedh poshtë me neveri, pasi janë të bëra me qëllime të caktuara. Qëndrimi i Feçorit gjatë gjithë seancave të gjyqit ka qenë burrëror. Akuzat e bëra nga trupi gjykues dhe nga dëshmitarët që ishin përgatitur nga hetuesia, ai i hodhi poshtë me fakte bindëse.

Në një pyetje që i bëri trupi gjykues se në vitin 1948 kur kishte qenë kryetar i Degës Brendshme të Korçës, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe për këtë, siç i thanë ata, kishin fakte të dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit të tij. Feçori, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha: Mua ma dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte i përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin përkatës. Kjo nuk është e vërtetë dhe e hedh poshtë si një shpifje dhe si një dokument i sajuar me mjeshtëri.

Unnamed 111
Unnamed 111

CILA ISHTE E VËRTETA E DOKUMENTIT MISTERIOZ QË IMPLIKONTE FEÇORIN

E vërteta është se mbi ato që Feçori thoshte për dokumentin që akuzohej kishte shumë të drejtë. Atë dokument na e dhanë edhe neve në hetuesi për ta lexuar dhe duke na pyetur çfarë dinim për ato që fliste dokumenti. Përmbajtja e tij ishte me shumë rëndësi për faktin se fliste me hollësi për aktivitetin e zbulimit amerikan në Shqipëri, duke përmendur, ndërmjet të tjerash, edhe emrin e Mehmet Shehut, madje edhe numrin përkatës të pseudonimit të tij. Pikërisht në atë dokument ishte edhe numri dhe pseudonimi i kryetarit të Degës së Korçës, që në atë kohë ishte Feçor Shehu.

Në fund të dokumentit shënohej emri i personit që e kishte përkthyer nga anglishtja në shqip, por që emri i tij tani nuk më kujtohet. Gjithashtu, në fund thuhej se ky dokument ndodhet pranë Arkivit të Komitetit Qendror të Partisë. Rënia në dorën e zbulimit tonë të një dokumenti të tillë me kaq shumë rëndësi ishte pothuajse e pamundur, për faktin se zbulimi ynë ishte kaq i varfër në informacion sa që edhe emigracionin tonë që ishte në vende të ndryshme nuk e njihte në brendësi siç duhej.

Nga ana tjetër, del pyetja se përse nuk u veprua menjëherë, por sa ra në dorë ky dokument, por e lanë për ta thënë kur u arrestua Kadri Hazbiu? Prandaj e them me siguri të plotë që ky dokument i ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, sipas porosisë së Enver Hoxhës me qëllim për t’i thënë popullit se neve kemi dokumente që vërtetojnë se Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë agjentë të zbulimit amerikan.

Përveç kësaj, mund të jetë dhe varianti tjetër që kjo të ishte lojë e ndonjë zbulimi të huaj, për t’i hapur rrugën Enver Hoxhës që të godiste dhe eliminonte ato kuadro që kishte ai në plan. Fakti është se atë dokument nuk e pranoi asnjë nga ne dhe në gjyq thamë se nuk dinim gjë.

FEÇOR SHEHU NUK PRANON ASNJË AKUZË TË PROKURORIT

Ishte interesant fakti se shumë herë akuzat që bënte prokurori ose trupi gjykues binin në kundërshtim me të vërtetën reale. Kjo vinte nga mendimi mbi të cilin ata vepronin, duke thënë që “mjafton të bëhet akuza”, por se çfarë thoshte i akuzuari pak rëndësi kishte. Kështu, p.sh., trupi gjykues akuzoi Feçorin se kishte shkelur vijën e partisë pasi kishte bërë shumë arrestime në popull.

“Unë akuzohem – u përgjigj pas kësaj Feçori,- se kam shkelur vijën e partisë se kam bërë arrestime në masë. Kurse Byroja Politike në analizën që i bëri punës së Sigurimit kohët e fundit më kritikoi dhe më dha vërejtje të rëndë për faktin se nuk është punuar mirë nga organet e Sigurimit, pasi nuk kanë bërë sa duhet arrestime. Atëherë, tha Feçori, kë të marrim për bazë, akuzën që më bëni juve apo të Byrosë Politike që është organi më i lartë dhe hedh poshtë akuzën tuaj.

Duke parë se edhe Feçor Shehu, ashtu si Kadri Hazbiu, nuk pranoi asnjë akuzë duke i kundërshtuar me fakte edhe ata dëshmitarë që i nxorën ato që ishin instruktuar, trupi gjykues i mbylli pyetjet ndaj tij.

DJALLËZIA PËR TË DETYRUAR FIQRETIN TË DËSHMONTE KUNDËR KADRIUT

Disa ditë para se të fillonte gjykimi i grupit tonë, në një nga sallat e godinës së Gjykatës së Lartë kishte filluar gjykimi i grupit tjetër të përbërë nga Fiqrete Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase dhe Skënder Shehu. Edhe ky grup gjykohej me akuzën si pjesëtarë të “organizatës kundërrevolucionare” të drejtuar nga Mehmet Shehu. Gjyqi i këtij grupi përfundoi pak ditë para gjyqit tonë, por vendimi për dënimin e tyre nuk ishte dhënë. Kjo kishte qëllimin e vet. Problemi ishte se më parë duhej të shfrytëzohej Fiqrete Shehu dhe Nesti Nase, të cilët duhej të dilnin si dëshmitarë në gjyqin tonë.

Fiqiret Shehu
Fiqiret Shehu

FIQRET SHEHU DËSHMON KUNDËR KADRI HAZBIUT

Ashtu siç pritej, në gjyqin tonë Fiqret Shehun e sollën si dëshmitare. Ajo nuk njihesh fare. Ishte shndërruar sikur të ishte kufomë. Rrinte si e ngrirë. Fliste me një zë të mekur duke i nxjerrë me zor fjalët. Ajo dukej sikur ishte duke parë ëndërr. Fliste fare pa gjallëri, duke nxjerrë fjalët si ai nxënësi që nuk ka mësuar dhe rri gjithë frikë para mësuesit. Unë që e njihja mirë karakterin dhe gjallërinë e saj, mbeta i habitur. Mendoja se mund të ishin edhe ilaçet e shumta që na jepnin për të pirë në birucë. Mua, për shembull, më jepnin 7-8 kokrra çdo natë.

Gjatë dëshmisë së saj Fiqreti akuzoi Kadri Hazbiun si njeriun më të afërt të burrit të saj Mehmet Shehut. Ajo i pranonte duke i përsëritur edhe një herë akuzat që kishte bërë prokurori nëpërmjet përpilimit të aktakuzës se, gjoja, i shoqi i saj dhe Kadriu kishin drejtuar organizatën për “veprimtari armiqësore kundër pushtetit”. Ndërmjet të tjerash, tha se që të dy ata ishin të lidhur me zbulimet e huaja.

Po kështu në dëshminë e saj Fiqreti u shpreh: Edhe Gani Kodra ka qenë njeri i afërt i Mehmetit. Ai ka shërbyer duke u takuar me njerëzit e shërbimit amerikan dhe ka ndihmuar shumë djalin tim Skënderin që ishte bashkë me të në Suedi në lidhjet dhe kontaktet me zbulimin amerikan. Nga ai zbulim këta merrnin udhëzime të cilat ia dërgonin Mehmetit.

*
Deponimet e Fiqrete Shehut ishin shumë interesante. Të flasësh për burrin në atë mënyrë diskredituese dhe të shpifësh gjëra të paqena, ose të thuash për vete se “kam qenë e dashura e Dushan Mugoshës” e të tjera, është e habitshme dhe e pabesueshme. Ta zëmë për një çast se këto kanë qenë të vërteta dhe neve nuk i kemi ditur.

Por, të thuash se “Gani Kodra ka qenë i lidhur me zbulimin amerikan dhe se ka ndihmuar djalin e saj Skënderin në kontaktet me këtë zbulim”, ose se paskësha ndihmuar Fiqretin në realizimin e takimit që ajo bëri me zbulimin amerikan në parkun “Okausen” të Stokholmit dhe në nje hotel të qytetit Goteborg, të gjitha këto duken gjëra të sajuara, që i interesonin vetëm hetuesisë. Prandaj jam i bindur se duhet të ketë qenë një forcë shumë e madhe që e ka detyruar Fiqretin të flasë kështu.

KADRIUT I DHIMBSET GJENDJA E FIQRETIT

Të gjitha akuzat që bëri aje Kadriu i hodhi poshtë, ashtu siç kishte vepruar gjatë gjithë seancave të gjyqit dhe përfundoi duke iu drejtuar Fiqretit: Në çfarë gjendje qenke katandisur moj Fiqret deri sa arrite të pranosh dhe të deklarosh gjithë këtë shpifje. Edhe unë nga ana ime i hodha poshtë këto akuza.

Thonë se deri sa ishte gjallë djali i madh, Vladimiri, ajo nuk ka folur, duke mos pranuar as gjë. Por pas lajmit të vdekjes si Vladimirit, të cilin ja thanë hetuesit, ajo u bë si e hutuar dhe ka filluar të flasë për gjithçka që i thoshin hetuesit.

EDHE NESTI NASE DËSHMON KUNDËR HAZBIUT

Në sallën e atij gjyqi me cilësinë e dëshmitarit, pas deklarimeve të Fiqretit sollën edhe Nesti Nasen. Edhe Nase u qëndroi besnik porosive që i ishin dhënë për të dëshmuar kundër Kadriut. A tha: Në mbledhjet e qeverisë, çfarëdo gjëje që vendosej, bëhej, ashtu siç thoshte Mehmeti dhe Kadriu.

*
Këto dëshmi të Nesti Nases, tha Kadriu, të bëjnë për të qeshur, për faktin se për të gjitha problemet që ngriheshin në qeveri, më shumë propozime ka bërë Nesti Nase e të tjerë se sa unë që kam diskutuar shumë rrallë dhe kam miratuar propozimet tuaja, tha Kadriu.

Edhe këta dëshmitarë që konsideroheshin si më të rëndësishmit nuk dhanë gjë të re, vetëm se përsëritën po ato akuza që kishin bërë dhe të tjerët. Nga përsëritja e shumtë për të njëjtat gjëra, seancat e gjyqit u bënë banale dhe të mërzitshme. Thënia që Kadri Hazbiu i bëri Fiqrete Shehut “se në çfarë gjendje je katandisur”, ishte plotësisht me vend pasi gjendja e saj fizike dhe mënyra si prezantohej të bënin të dyshoje nëse ishte ajo Fiqret Shehu apo jo.

PSE FIQRETI AKUZOI FËMIJËT E VET
Ndërsa flet për dëshminë e Fiqret Shehut në gjyqin e Kadri Hazbiut, Gani Kodra deklaron: Unë e njihja mirë Fiqretin. Ajo ishte grua e mirë, e zonja dhe trime. Por doli e qartë se Enver Hoxha ishte sa dinak, aq edhe i pashpirt saqë e shkatërroi këtë familje të ndershme dhe këtë grua që kishte qenë luftëtare e vjetër duke kontribuar në të gjithë drejtimet në të mirë të vendit, të fliste keq për burrin dhe të akuzonte edhe fëmijët e saj. Prandaj e themi edhe një herë dhe i bindur plotësisht se vetëm dinakëria e Enver Hoxhës dhe presioni i tij për të likuiduar fëmijët e saj e bëri Fiqretin të fliste ato që donte Enveri, i cili i njihte mirë dobësitë e saj për fëmijët e vet.

HAZBIU POROSISTE VËMENDJE NË ARRESTIME

Gani Kodra: Kadri Hazbiu, në radhë të parë, ka qenë njeri i drejtë dhe me zemër të madhe. Shokët e sektorëve operativë tregojnë se ai si parim kryesor kishte këshillimin e këtyre njerëzve që ishin futur në rrugë të gabuar.

Ai gjithmonë porosiste me forcë që “në radhë të parë, studioni njeriun. Mundohuni të gjeni shkakun përse ai është futur në rrugë qorre. Studioni personin se mund të jetë njeri i mirë dhe gjeni mënyrën së bashku me organet e tjera të këshillohet. T’i thuhen gabimet që ka dhe kështu të shpëtohet”. Raste të tilla mund të ketë me qindra që ai ka shpëtuar nga arrestimi./ Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb