Agjentët e Policisë së Murcias dhe Alicantes kanë shkatërruar një organizate kriminale të lidhur me mafien shqiptare, për krimet e dyshuara të trafikut të drogës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në pranga kanë rënë 5 persona me kombësi shqiptare dhe moldave, mes tyre edhe një grua. Shkatërrimi ka ardhur në momentin kur kjo bandë synonte të vendosej përfundimisht në këtë zonë të Spanjës lindore, duke marrë me qira shtëpi me dokumentacion fals për të financuar aktivitetin e tyre kriminal, trafikimin e qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera nga agjentët e specializuar të Policisë mbi këtë organizatë kriminale me qendër në provincën e Alicante-s dhe me qëllim zgjerimin në Rajonin e Murcias, u zbulua prania e një gruaje anëtare të organizatës në një biznes të njohur.

Arrestimet janë kryer në momentin kur ajo po përgatitej të mbyllte një marrëveshje me agjentët e pasurive të paluajtshme për marrjen me qira të shtëpive në zonat bregdetare të Murcia dhe Alicante.

Organizata kriminale lokalizonte dhe merrte me qira shtëpi të mëdha, duke siguruar dokumentacion fals si fletëpagesa, kontrata pune dhe dokumente identiteti, me qëllim instalimin e plantacioneve të marijuanës tip “indoor” që prodhonin 4 korrje në vit.

Më pas droga shpërndahej në të gjithë organizatat ndërkombëtare me fitime të mëdha, duke financuar kështu punën kryesore të organizatës, trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

Të arrestuarit vepronin në mënyrë të harmonizuar dhe hierarkike, duke shpërndarë funksionet e tyre dhe me nivele të ndryshme specializimi, duke pasur shoferë, lokalizues shtëpish në zona të izoluara, roje sigurie ​​dhe gjithashtu njerëz të sigurisë që i quanin “ushtarët”. Hetimi i policisë lokalizoi edhe një plantacion marihuane dhe materiale të ndryshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj në njërën prej shtëpive, ndërsa shtëpia tjetër po përgatitej për instalim të një plantacioni të madh. Pesë të arrestuarit u dorëzuan në Gjykatën e Gardës Murcia dhe Alicante, duke urdhëruar burgosjen e menjëhershme të dy autorëve kryesorë të rrjetit kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb