Inter, Juve e Bayern Munich janë vetëm disa nga klubet e mëdha evropiane që po hasin vështirësi në këtë fillim sezoni. Nga Inzaghi tek Allegri e deri te Nagelsmann, të shumë janë pankinat që janë vënë në dyshim të fortë. Për t’ia bërë situatën edhe më të vështirë trajnerëve të sipërpërmendur janë disa homologë të tyre që për momentin ndodhen në të papunë.

Nagelsmann Tuchel
Nagelsmann Tuchel

I shkarkuar nga Chelsea pak ditë më parë, Thomas Tuchel është emri më i fortë në qarkullim, të gjithë e shohin teknikun gjerman si pasuesin ideal, njeriun që mund të zgjidh “hallet”. Hija e Tuchel përndjek mbi të gjitha Nagelsmann, ish trajneri i B.Dortmund ka qenë gjithnjë një dëshirë e drejtueseve të Bayern.

Pochettino Zidane
Pochettino Zidane

Pochettino është gjithashtu një tjetër emër big, i papunë që nga momenti kur u largua nga PSG. Argjentinasi është gjithashtu një profil që pëlqehet shumë jo vetëm nga Bayern, por mund t’i bënte shumë punë edhe klubeve si Inter e Juve.

Zinedine Zidane është një tjetër emër shumë i madh, por francezi fill pasi u largua nga Real Madrid ka refuzuar në mënyrë konstante të gjithë ofertat që kanë ardhur në derën e tij.

Listës të trajnerëve të papunë i shtohen edhe emra si Loew, Bielsa, Sampaoli, Solskjaer, Benitez apo Claudio Ranieri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb