Policia e Tiranës ka bërë bilancin e ngjarjeve të fundit që përfshijnë vetëflijime, sherre dhe aksidente.

Gjatë orëve të fundit janë referuar në Prokurori disa raste dhune, mashtrimi dhe mosbindjeje ndaj punonjësve të policisë. Janë arrestuar dhe shpallur në kërkim disa persona, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarje të ndryshme në kryeqytet.

Autoritetet po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të secilit rast, për të garantuar rendin publik.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. I., 30 vjeç dhe S. I., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushta kushëririn e tyre;

-A. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ll., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin D. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin H. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin në kërkim F. D., 41 vjeç, e cila e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. R dhe E. R., pasi dyshohet se kanë shqetësuar nëpërmjet celularit një 31-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. H., 49 vjeç, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrit të tij;

-S. J., 61 vjeç, pasi është konfliltuar verbalisht me nipin e tij. Gjatë kontrollit fizik, 61-vjeçarit i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasit A. D., 45 vjeç, K. D., 35 vjeç dhe L. Z., 31 vjeç, (vëllai dhe kunati i 45-vjeçarit) nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për kontrollin e banesës së 45-vjeçarit, i cili ishte i shpallur në kërkim një ditë më parë pasi kishte përndjekur një 34-vjeçare;

-shpallën në kërkim shtetasin M. P., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Q. S. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 39 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit kanë goditur me grushte një 50-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se, për shkak të pakujdesisë gjatë djegies së disa mbeturinave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe toke me bimë frutore dhe ullinj, në pronësi të xhaxhait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin J. Gj., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje;

-arrestuan shtetasin K. S., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 24 vjeç dhe M. Ç., 39 vjeç, pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar 39-vjeçari sëbashku me dy pasagjeret e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.08.2025:

-shtetasi K. H, kallëzoi se i është keqpërdorur një video personale e tij. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit;

-shtetasi L. P., kallëzoi se është goditur me grushte nga një shtetas i panjohur nga ana e tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit;

-Është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi N. A., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, 38-vjeçari ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: