Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar një shqiptar, i cili cilësohet si kriminel i rrezikshëm. Arrestimi i tij është bërë disa ditë më parë në lagjen Sants të Barcelonës, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Spanjë. Kjo është arsyeja pse ai fshihej nën një identitet të rremë.

Në vitin 2016, Gjykata e Barcelonës vendosi masën e dëbimit nga vendi dhe ndalimin e kthimit për pesë vjet kur e dënoi shqiptarin me gati pesë vjet burg për grabitje me dhunë dhe kanosje me armë zjarri dhe plagosje.

Ndonëse nuk duhet të hynte në territor deri në maj të 2023-shit, i paraburgosuri është kthyer më herët dhe për të mos u lokalizuar nga policia. Shqiptari rezulton me disa precedentë penale për grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje, falsifikim dokumentesh dhe sulm ndaj punonjësve të rendit. Në momentin e arrestimit, policia verifikoi se ai mbante deri në tre identitete të rreme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb