Në një intervistë në “News24”, Shkëlqim Mustafa foli për zgjedhjen e kreut të ri të BKH duke u ndalur edhe tek ankimimin e kryeministrit Edi Rama për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë intervistës, ai tha se kryeministri është palë me Gjykatës Kushtetuese, sepse ka bërë kërkesën.

“Kryeministri është palë me Gjykatën Kushtuese sepse ka bërë kërkesën. Në momentin që është palë, ka parashtruar pretendimet e tij në kërkesën e objekt gjykimi. Duke qenë kryeministër, krijon imazhin e ndonjë presioni që i mëshon kësaj çështje, pro gjithë debati është sa ligjore është kërkesa. Në rastin konkret kemi një masë ndaluese, kodi i procedurës penale, kur vlerëson që organi akuzës duhet të marrë masën…kryeministri ka zbatuar vendimin dhe ka vlerësuar nëse kemi apo të bëjmë me ndërhyrje…”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama kërkoi interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Sa i përket zgjedhjes së Joni Ketës në krye të BKH, u shpreh se është një figurë me integritet dhe se është më i përshtatshmi.

“Volumi i punës është shumë i lartë. BKH bën një punë shumë voluminoze. Zoti Keta është i rritur në atë institucion, mendoj se është më i përshtatshmi për dy arsye, e njeh punë n që duhet të bëjë policia gjyqësore, por edhe njeh deri diku edhe problematikën administrative. Integriteti i tij është një favor për të, dhe mendoj që është në konsiderata maksimaliste.  Vlen për të përvoja e gjatë që ka tek krimet e rënda. Zgjedhja në këtë rast nuk lë vend për ndonjë paragjykim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb