Në shtëpinë e Bayern Munich mbetet e nxehtë tema “Thomas Tuchel”. Drejtuesit e klubit e konfirmuan edhe një herë pas humbjes kundër Bochum, por mediat insistojnë se shkrimi i tij është çështje kohe, madje kanë përpiluar edhe një listë me pasuesit e tij të mundshëm. Nga Xabi Alonso te Flick, por së fundmi në listën e dëshirave janë përfshirë edhe disa emra të mëdhenj si Zinedine Zidane apo Jose Mourinho, me këtë të fundit që pas largimit nga Roma ka nisur të mësojë gjermanisht.

Conte
Conte

Sipas të përditshmes Bild, emri i ri, si kandidat potencial për të pasur Tuchel, është edhe Antonio Conte. Tekniku “azzurr” ka shprehur dëshirën e tij për të t’u rikthyer edhe një herë në Itali, por emri i Bayern tundon jashtëzakonisht shumë ish trajnerin e Inter dhe Chelsea.

Conte
Conte

Gjithnjë sipas Bild: Bayern për Conten është skuadra ideale për t’u rikthyer edhe një herë në stol. Klubi gjerman është një mundësi ideale për të për të synuar me kohë të plotë triumfin në Champions League, një trofe që Contes i mungon, për këtë arsye Conte ka dhënë aprovimin që agjentët e tij të negociojnë me klubin gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb