Juventus nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Sassuolos, në një ndeshje dramatike. Goli i Yildiz në minutën e 14-të krijoi përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për bardhezinjtë, por nuk ndodhi kështu, pasi Pinamonti barazoi shifrat.
Në minutën e 86-të, Locatelli shpërdoroi një 11-metërsh, duke çuar kështu dëm mundësinë për të marrë 3 pikët në Torino.
6 minutat shtesë nuk sollën ndonjë ndryshim, pavarësisht tentativa të “Zonjës së Vjetër”.
Juventus është në vendin e pestë me 54 pikë, po aq pikë sa Como e vendit të katërt.
