Teksa PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese dy padi, njëra për rregulloren e Kuvendit dhe tjetra për Diellën, vjen reagimi nga maxhoranca. Mësohet se kryeparlamentari Niko Peleshi ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare.

BalkanWeb mëson se Peleshi ka thirrur në takim Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Tedi Blushin dhe Fatmir Mediun.

Kujtojmë se seanca e 18 shtatorit, ku u prezantua qeveria e re, u shoqërua me debate të forta në sallë, ndërsa opozita akuzoi Peleshin për shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërkohë, opozita nisi dhe një kërkesë për shkarkim të Peleshit, pasi e akuzojnë për shkelje flagrante të rregullores, por dhe Kushtetutës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: