Shqipëri-Serbi është ndeshja kualifikuese e Botërorit, e cila po pritet me padurim nga tifozët.
Trajneri i njohur, Ledio Pano, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në emisionin Sport News, në News 24.
“Ajo që ka ndodhur vite më parë, ka dhënë efektin e vet. Le ta shikojmë vetëm në anën sportive. Edhe trajneri serb tha që do vijnë që të luajë futboll, gjërat e tjera do i lejnë tek të tjerët.
Futbollistët që veshin jo vetëm fanellën e Kombëtares, por edhe në kompeticione UEFA, kanë emocione. Vetëvetiu sa futesh në fushë, ke emocione. Kur fillon ndeshja më pas, e ke mendjen te topi.
Ne kemi filluar prej javësh të flasim për këtë ndeshje, mos të them prej muajsh. Shqiptarët e Kosovës e ndjejnë më shumë se të gjithë këtë ndeshje.
Nuk mund të luash siç luajte me Andorrën. Përballë kemi një ekip me cilësi. Pres rezultat pozitiv, e rëndësishme është të mos humbasim”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
