Alban Meneri, është autori 51-vjecar i ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku në një sherr për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta fqinjin e tij, Nikolin Staka.

Mësuesi 56-vjeçar nga Laçi ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë në banesën e marrë me qera vetëm 1 muaj më parë dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë.

Sipas banorëve të lagjes ku ai jeton, 51-vjeçari, i cili punonte si teknik zëri në RTSH, ka pasur gjithmonë konflikte me ta për arsye të ndryshme.

Ai gjithashtu pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve, arsye për të cilin kishte nisur edhe sherri me parukieren përballë pallatit, zënkë e cila solli reagimin e Stakës dhe më pas përplasjen fizike mes tij dhe Menerit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb