Zbardhen detaje të reja nga vrasja e djeshme në Komunën e Parisit. Autori i ngjarjes, Filip Shehu, kishte 3 muaj që punonte si ndihmës picier në restorant, ndërsa ishte vartës i personit që qëlloi për vdekje me thikë, Indrit Ismaillari. Ky i fundit prej 5 vitesh punonte aty dhe për stafin ishte si kryekuzhinier. E gjitha skena e krimit, referuar dëshmisë së autorit, por edhe këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, ka ndodhur në më pak se 1 minutë.

Në deklarimet e tij, 43-vjeçari ka thënë se është ndier i ofenduar nga eprori i tij, pasi e ka sharë me fjalë të rënda banale në sy të të gjithëve. Konflikti ishte i çastit, për shkak të debateve në punë. Sipas autorit, viktimës i dukej vetja me i afte në punë për shkak të vjetërsisë që kishte dhe ziheshin shpesh për këtë gjë.

Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se viktima, në debat e sipër, shfaqet duke hapur frigoriferin dhe merr kutinë e proshutës, dhe në atë moment pasi autori dëgjon fjalët e rënda ndaj tij, merr thikën dhe e godet 3 herë, 1 në qafë dhe 2 në barkë. Edhe stafi i restorantit, të marrë në pyetje, deklaruan se autori ishte tip i mbyllur dhe nuk bisedonte me ta. Më herët, 43-vjeçati ishte larguar nga familja, dhe aktualisht jetonte i vetëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: