I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ish-drejtuesi i policisë, Ismail Elezi foli për tragjedinë në plazhin e Potamin ku u vra tragjikisht 7-vjeçarje.

Elezi u ndal edhe tek vendimi për autorin krimit Arjan Tase, që vrau me gomone buzë detit 7-vjeçaren, duke u shprehur se sipasj tij ajo ishte një vrasje me paramendim.

“Është vrasje me paramendim, ai nuk parashikon pasojat që mund të ndodhë dhe çafër mund të ndodhë. Por që ai është i bindur që fute në këtë zonë,…pra më thoni si qenka vrasje nga pakujdesia, si e vrau…? Ku e vrau jashtë bovave? Ky fëmijë u vra buzë detit. Ligji nuk të lejon zotëri. Më e rëndësishmja është se është punonjës policie i mirë informuar . Uroj që drejtësia në këtë rast të vendoset për vajzë. U vra buzë detit, të ikën mendja. Si mund të më vrasësh fëmijën kot. Unë në punë time, në vendin e përcaktuar nga shteti dhe ti më  vjen më vret fëmijën,. Nuk e di. Shteti duhet të veprojë Tani shpërthejnë tek  media, te njerëzit, kjo ndodh sepse gënjen. Tani si ka mundësi që goditem nga pas dhe të rrezikoj jetën ty.”, tha ai.

Pyetje: Po flet për Klodian Rashën?

Elezi: Por mo Po. Këta pa pikën e turpin dalin të nesërmen i shkojnë për vizitë në shtëpi, për ta fryrë opinioni publik. Më vjen keq sepse po e vuan një pjesë që me të vërtet kërkojnë zbatimin e ligjit. I forti nuk preket, punonjësi i policisë nuk preket, kush do të preket? Qytetari i thjeshtë.

Përse mendoni që kemi arritur këtu, ku punonjësi i policisë shkel ligjin?

Elezi: Këtu shkel ligji i pari i shtetit. Të neverit me deklaratat që bën. Tani po vij unë nga plazhet. Motorët e ujit dhe skafet i plot në Sarandë. Ku u gjetën që u bllokuan këto skafe ? Sot erdhën këto? Tani erdhën këto që u bllokun? Kjo nuk frenohet kështu, por me masa kontrolle, gjoba…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb