Pas ngjarjes së rëndë që tronditi futbollin spanjoll, portieri Jesús Lázaro Owono ka marrë vendimin të mos jetë pjesë e grumbullimit të Guinesë Ekuatoriale për ndeshjet e radhës.

Gardiani u përfshi në një përplasje me sulmuesin Jesús de Miguel gjatë takimit mes Andorrës dhe Tenerifes në Divizionin e Dytë. Sulmuesi humbi jetën të nesërmen, si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja duket se ka ndikuar thellë te Owono, i cili i ka kërkuar federatës së vendit të tij të mos e thërrasë për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

Kështu, Owono nuk do të jetë në dispozicion për përballjet ndaj Zimbabvesë, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2027.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb