Një ngjarje tragjike tronditi Durrësin mbrëmjen e kaluar, ku një 65-vjeçare humbi jetën pas rënies nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht.
Viktima, F.H., dyshohet se ishte duke vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja F. H., 65 vjeçe që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë, ajo humbi jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
