Një grua 45-vjeçare, e cila u arrestua, ishte autori i sulmit në provincën jugore të Chiangxi. Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël, pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore.

Incidenti ndodhi mesditën e së hënës (me orën lokale) në qytetin Guixi në provincën jugore Jiangxi të Kinës, tha policia. Sipas policisë, autore e krimit ishte një 45-vjeçare, e cila kishte përdorur si armë një thikë frutash. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, policia tha se gruaja është arrestuar.

Nuk dihet ende pse shkolla fillore, e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç – u vu në shënjestër të 45-vjeçares. Kina ka parë shumë sulme me thikë në muajt e fundit. Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan. Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë me një histori të sëmundjes mendore sulmoi përsëri me thikë në një lagje banimi në Yunnan. Në korrik të atij viti, gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Guangdong.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: