KOSOVË- Një grua 72-vjeçare nga Prishtina ka përfunduar në spital pasi është dhunuar seksualisht gjatë mbrëmjes në kryeqytet.
Siç bëjne me dije mediat kosovare, ndaj 72-vjeçares është ushtruar dhunë seksuale e lajmi është konfirmuar edhe nga policia, por nuk ka dhënë detaje të hollësishme.
“Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.
“Nuk dihet i dyshuari që ka kryer këtë akt”, ka thënë Bajram Krasniqi.
(m.k/BalkanWeb)