Futbollisti i Skënderbeut, Saleh Salem është dhunuar ditën e djeshme nga dy 23 vjeçarë të cilët janë arrestuar nga policia e Korçës.

Të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë sulmuesin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit. Pritet komunikata zyrtare e policisë së shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb