TIRANË

Ish-deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli thotë se ajo që ka ndodhur sot në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë në tre dekada. Duke iu referuar flakës e përplasjeve në KZAZ-në e ngritur në shkollën “Shejnaze Juka”, Topalli thotë se një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla.

Madje ajo shkruan se demokratët nuk kanë frikë nga zgjedhjet duke u shprehur kështu kundër vendimit të PD për të mos hyrë në zgjedhje.

“Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet.
Demokratët nuk kanë pasur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracisë. Partia Demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu.
Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat. Shqiptarët duan paqe. 3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetëve”, shkruan Topalli.

Topalli Fb
Topalli Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb