Dinamo ka pasur një javë të qetë dhe me pak më shumë ditë pushim se skuadrat e tjera duke qenë se ka zbritur në fushë që të premten.

Por, java që vjen do të jetë një javë e mbushur me ndeshje dhe me një kalendar të ngjeshur për skuadrën e Dajës. Blutë do të kenë 3 sfida që mund të përcaktojnë shumë gjëra në rrugëtimin e tyre në këtë sezon mes Kupës dhe kampionatit, ku vetëm fitoret e ndihmojnë për të qenë sërish skuadra pretendente.

Kështu, të shtunën Dinamo do të përballet me Vorën në transfertë dhe të mërkurën do të ketë ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës. Këta të fundit kanë ndërruar trajnerin dhe fitorja 2-0 në ndeshjen e parë, nuk ka vulosur asgjë për ndeshjen e kthimit. Në fundjavë, blutë do të kenë një përballje direkte për vendin e katërt dhe përballë do të kenë Partizanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb