BRAZIL- Një ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamera e një celulari, ku shfaqet momenti kur një burrë e zë korrenti teksa po ngjitej në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë.
Në video shihet se si burri mundohet të ngjitet në shtyllën elektrike, për të ndezur atmosferën gjatë një fjalimi të presidentes braziliane Dilma Rousseff në Aracaju në Brazil.
Pasi kaloi disa minuta i varur në shtyllën elektrike duke valëvitur flamurin kombëtar, burri injoron paralajmërimet e kalimtarëve që të mos vazhdojë të ngjitej më tej në shtyllë.
Në video shfaqet momenti kur burri prek një tel që i kushtoi shtrenjtë, pasi tensioni i lartë e shkrumbon dhe e hedh në tokë.
(el.sp/BalkanWeb)
