Gjatë mëngjesit të sotëm nga prezenca e akullit në rrugë në spitalin e Korçës janë paraqitur 19 raste me fraktura të ndryshme.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se nga keto raste dy prej personave kanë marrë dëmtime në gjymtyrë si dhe thyerje çfarë ka bërë që të transportohet drejt Tiranës.

Gjithashtu bëhet e ditur se personat e tjerë qe janë paraqitur në spitalin e Korçës kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar drejt banesave të tyre ndërsa një prej pacientëve ende vijon të marrë shërbim mjekësor në spital.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/wcPgp2kfQmI” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Sipas mjekëve kjo ka ndodhur nga pakujdesia pasi trotuaret me cipa akulli në ngjyrë të erret duken si te parrezikshme.

Kryeinfermieri i Urgjencës në spitalin e Korçës, Elton Koleci ka thënë se prezenca e akullit në qytet ka bërë që gjatë mëngjesit të sotëm rastet me frakutra të shtohen.

“Kemi 20 raste të paraqitura sot në spital 2 prej të cilëve janë transportuar drejt Tiranës pasi kanë pesuar fraktura të theksuara.
Rastet e tjera sipas Kolecit pasi kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore janë larguar drejt banesave të tyre.
Prezenca e akullit në qytet ka bërë që gjatë mëngjesit të sotëm rastet e këtij lloji të shtohen përgjate orëve të ndryshme në spital duke arritur një numër prej 20 personash.”- tha Koleci.

Prej dy ditësh juglindja është pushtuar nga mjegulla e cila ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mjegulla dhe akulli prezent gjatë këtyre dy ditëve, ka sjellë pasoja në njerëz ashtu siç jane rastet e lartpërmendura por edhe aksidente të lehta gjatë ditës së sotme vetëm me dëme materiale si pasojë e akullit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb