Ngricat në rrugë kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa zona periferike të Skraparit. Edhe në disa zona të thella malore të Beratit ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Probleme me lëvizjen e mjeteve raportohen në Gjerbës, Qafën e Dëvrisë, Potom, Çepan e Zalonshnje në Skrapar.
Ndërsa në zonat e Beratit janë problem fshatrat: Tomor i Madh,Tomor i Vogël dhe Sinjë, ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë si pasojë e mbizotërimit të borës dhe të akullit në rrugë. Nga emergjencat civile në bashkinë e Beratit raportohet se furnizimi me energji elektrike nuk ka mungesa.