Tratativa Inter-Lookman është për momentin e ngrirë. Ka qenë ky lajmi i ditës, raportuar nga mediat italiane, lidhur me tratativën që është kryefjala e këtyre ditëve të nxehta të merkatos në Itali. Ausillo drejtori sportiv zikaltër vetëm pak ditë më parë, e konfirmoi se klubi milanez është e interesuar për sulmuesin 27 vjeçar të Atalantës, por për momentin Inter duket e vendosur për të mos shkuar me ofertën mbi 40 mln euro, ndërkohë që Atalanta jo vetëm që kërkon të paktën 50 mln euro për nigerianin, por për më tepër dëshiron ta shesë atë jo te një klub rival në Serie A, por tek një ekip jashtë Italisë.

Ky është ngërçi kryesor që ende nuk ka marrë zgjidhje. Çelësi që mund të jap një zgjidhje përfundimtare është dëshira e Lookman, e cila është ajo për tu tranasferuar në Milano. Ai ia ka bërë të qartë klubit bergamask, ndaj për Atalantën situata bëhet edhe më e vështirë, për të provuar për të mbajtur një futbollist që shpreh hapur vullnetin për të ndryshuar ekip.

Ndërkohë që tifozët zikaltër presin me ankth se si do të vijojë tratativa për Lookman, mund t’i gëzohen faktit që mesfushori turk Çalhanoglu do të qëndrojë edhe këtë sezon tek Inter. Dita e mërkurë ishte edhe dita e mbërritjes së tij në Pinetina, aty ku interesit të gazetarëve turku iu përgjigj shkurtimisht duke hequr mënjëanë çdo dyshim: Po, do të qëndroj tek Inter jam i lumtur këtu. Lautaro? Kemi folur çdo gjë është sqaruar, mezi po presim që kapiteni të vijë e të nisim punën për sezonin e ri”, u shpresh mesfushori i Interi, Hakan Çalhanoglu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: