Pentagoni ka pezulluar një plan për pushimin masiv të personelit civil derisa Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Zyra e Këshillit të Përgjithshëm të Pentagonit të kryejnë një ekzaminim më të plotë të ndikimit që mund të kenë këto pushime nga puna në gatishmërinë ushtarake të SHBA-së, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për CNN.

CNN raportoi të mërkurën planin e sekretarit Hegseth për pushime masive nga puna në Pentagon, duke thënë se më shumë se 50,000 punonjës civilë mund të preken.

Avokatët e Pentagonit kanë filluar shqyrtimin e ligjshmërisë së shkurtimeve të planifikuara, thanë zyrtarët.

Dje, një raport i Washington Post raportoi se Hegseth i kishte kërkuar stafit të tij të hartonte plane për të reduktuar buxhetin e Pentagonit me dhjetëra miliarda dollarë në vit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb