Gazment Bardhi u shpreh kritik në seancën e sotme plenarë duke theksuar se opozita nuk po trajtohet si kundërshtar politike por me urrejtje.

Një mesazh e ka dhënë edhe për kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për të cilin tha se duhet të jetë mbi palët. “Dil njëherë nga rreshti”, u shpreh Bardhi drejtuar Peleshit.

“Është vërtet që nuk e kemi ngritur në Konferencën e kryetarëve sepse ishte depozituar një kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Kjo është paketë ligjore që përbëhet nga dy projektligje dhe njëri është përcaktuar në kalendarin e punimeve të kuvendit për t’u shqyrtuar në datën 16 prill…dhe përse nuk duhet të jepni dakordësi për këtë? Një datë kërkon opozita një çështje të futet në agjendën e Kuvendi dhe as kryetari dhe as kryetari i Grupit parlament të shumicës nuk pranon ta marrë parasysh. Si është e mundur që për çdo gjë që propozon opozita, ju kartonin e kuq e keni me buton. I rrëzoni ligjet e opozitës se janë propozuar nga deputetë të opozitës. Ju opozitën e trajtoni me urrejtjen më të madhe dhe jo si kundërshtar politik, sepse jemi kundërshtar politik. Kërkojnë dy projektligje të shqyrtohen bashkarisht dhe ju votoni kundër, Zoti Peleshi luani rolin tuaj mbi palët…ose të paktën ndiq modelin e Li dita Nikollës dhe Elisa Spiropalit që njëherë në tre muaj, dilnin jashtë vendimit të grupit dhe thonin që unë ju mbështes por nuk kam çfarë t’i bëj vendimmarrjes së grupit. Dil njëherë nga rreshti, një datë po kërkojmë. Ngrini 80 veta kartonin kundër, a thu se çfarë po votoni, po rrëzonin armikun e popullit”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: