Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi, raportojnë mediat vendase.

Belinda Pupa terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim.

Screenshot 143
Screenshot 143

Sipas artikullit, dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes t’i lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune.

Screenshot 142
Screenshot 142

Kërkesë kjo që është kundërshtuar në mënyrë kategorike nga organi i akuzës, pasi sipas tyre edhe bashkëshorti i Belindës, pra aktori Elvis Pupa, gjithashtu i akuzuar për të njëjtën çështje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb