Ndërsa ka folur me gazetarët, presidenti amerikan, Donal Trump ka theksuar se do të ishte mirë që Kina dhe Japonia të ndihmonin në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
I pyetur në lidhje me rihapjen e ngushticës së Hormuzit për të lejuar dërgesat thelbësore të naftës dhe gazit, Trump përsëriti kritikat e tij ndaj NATO-s, duke thënë se ata “nuk kanë pasur guximin ta bëjnë këtë”.
“Ne nuk e përdorim ngushticën. Në një pikë të caktuar, ajo do të hapet vetë. Ndaj do të ishte mirë nëse vendet që e përdorin ngushticën, si Kina dhe Japonia, të “përfshiheshin”, tha ai.
