Në Barcelonë mbetet e hapur tema se kush do të zëvendësojë Xavi-n në përfundim të këtij sezoni. Që nga dita kur Xavi bëri publik vendimin e tij kanë qarkulluar shumë emra, por lista sa vjen e zvogëlohet.

Sipas mediave spanjolle: Hansi Flick është kandidati favorit për të marrë drejtimin e ekipit blaugrana në fund të këtij sezoni. Flick është një profil që pëlqehet shumë nga presidenti Laporta.

Flick Rinovimm
Flick Rinovimm

Pritet që emri i trajnerit të ri të bëhet publik në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: