E lindur në Kenia, jeton në Gjermani, po flasim për Nicole Atieno, modelen e momentit që shumë stilistë po e përshkruajnë si Naomi Cambell-in e ri.
Ashtu siç ndodh shpesh, ai që i ka dhënë shtysë karrierës së saj ka qenë pikërisht Alessandro Michelle, stilisti i ri i Guccit, që e ka zgjedhur për sfilatat e tij dhe për videon e fushatës publicitare të brandit të njohur.
Kështu që prej 2015 për të filloi ngjitja në karrierë duke u bërë pjesë e revistave, pasarelave e fotove publicitare. Ja një foto krahasuese me panterën më të famshme në botë. Do të arrijë Nicole të bëhet vallë si Naomi?
(da.xha/BalkanWeb)
