Nicole Serzinger ka lumturuar shumë nga ndjekësit e saj me videon që ka postuar në llogarinë personale në Instagram.

Këngëtarja ka postuar një video me bikini të bardha që i nxirrte në pah format e saj dhe ajo që vumë re është se ajo u bë sërish brune.

Mirëpo ndjekësit e saj nuk reshtin së shkruari komente dhe pëlqime të videos. Këngëtarja, kompozitorja, balerina dhe aktorja 44-vjeçare amerikane u bë e njohur për publikun e gjerë si këngëtarja kryesore e grupit të famshëm amerikan “Pussycat Dolls”.

Nicole Scherzinger, e lindur në Hawaii, ka një bukuri ekzotike dhe një trup të mahnitshëm që shpesh e tregon për 5.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb