ABUXHA– Militantë të dyshuar të Boko Haramit kryen tre sulme me bomba sot në verilindje të Nigerisë duke shkaktuar dhjetëra të vdekur, njoftoi media lokale.

”Numri i saktë i të vrarëve nuk dihet ende për shkak se janë me dhjetëra të tillë”, shtoi ajo.

”Sulmet ndodhën në dy tregje dhe në një stacion autobusi në Maiduguri”, sipas gazetës lokale ”Daily Trust”.

Një politikan lokal i përshkroi sulmet si barbare.

Boko Haram, që ka vrarë më shumë se 13 000 persona që nga viti 2009, kontrollon zona të tëra në verilindje të vendit.

Ai kryen sulme të tilla edhe në Çad, Kamerun dhe Niger.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: