Numri i personave që kanë humbur jetën nga epidemia e etheve Lassa në Nigeri, e cila transmetohet nga kafsha te njeriu dhe mund të jetë fatale, është rritur në 172.

Në deklaratën e bërë nga Qendra Nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), thuhet se gjashtë persona vuanin nga ethet Lassa në javën e fundit në vend dhe një person vdiq për shkak të sëmundjes.

Në deklaratë thuhet se numri i rasteve të etheve Lassa në vend ka arritur në 929 që nga janari, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga epidemia është rritur në 172.

Në deklaratë thuhet se epidemia e etheve Lassa është përhapur në 102 rajone të 25 shteteve të vendit.

Qeveria e Nigerisë ka njoftuar se janë identifikuar tri barna për trajtimin e sëmundjes.

Vitin e kaluar ishin regjistruar 674 raste dhe vdiqën 102 persona nga epidemia e etheve Lassa, e cila u rrit në nëntor dhe maj, kur çdo vit përjetohet periudhë e thatë.

Për herë të parë u zbulua në Nigeri në vitin 1969 në shtetin Borno

Ethet Lassa, sëmundje e cila ekziston në shumë vende afrikane, si Mali, Togo, Gana, Liberia dhe Sierra Leone, u zbulua për herë të parë në Nigeri në vitin 1969, në shtetin Borno në verilindje.

Qeveria e Nigerisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 23 janar 2019 për shkak të etheve Lassa.

Sëmundja, e cila transmetohet nga kontakti me fecesin e miut, mund të kalojë nga personi në person dhe shkakton ethe hemorragjike fatale.

Autoritetet paralajmëruan publikun që të mos bjerë në kontakt me minjtë dhe brejtësit e tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: