Nuk kanë fund telashet për Flamurtarin. Pas dënimeve të dhëna nga Komisioni i Disiplinës, dje vlonjatët kanë marrë edhe një lajm tjetër të keq. Në një kohë kur dihen problemet e mëdha që ka klubi me borxhet ndaj lojtarëve që kanë veshur fanellën e kësaj skuadre në të kaluarën, tashmë shtohet një tjetër çështje.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” bëjnë të ditur se ish-mbrojtësi serb, Nikol Duriç, i cili ishte pjesë e vlonjatëve gjatë sezonin 2016-2017, ka kërkuar pranë FSHF-së të hapë gjyq ndaj Flamurtarit.

Mësohet se lojtari kërkon disa rroga të pamarra nga skuadra vlonjate. Duriç luajti vetëm tre ndeshje në Superiore dhe tre në Kupë me me Flamurtarin.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-duric-hap-gjyq-ndaj-flamurtarit-luajti-vetem-6-ndeshje/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: