Nikol Merizaj, notarja kuqezi, shkëlqen në Greqi, duke vendosur tre rekorde kombëtare në garat e zhvilluara në Selanik në datat 14-16 shkurt. Jo vetëm kaq, por Merizaj u ngjit na majën e podiumit në katër garat ku mori pjesë:

50m Stil i Lirë – 25.56 (Rekord Kombëtarë, arritje e kohës kualifikuese nga FINA për Kampionatin Botëror Singapor në Korrik pishina 50m)

100m Stil i lire – 56.77 (Rekord Kombëtar)

50m Delfin – 27.18

100m Delfin – 1.01.31 (Rekord Kombëtar)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga viti 2015, Merizaj është shpërngulur drejt Greqisë për t’u stërvitur në kushte më të mira, me shpresën që të përfaqësojë Shqipërinë në nivel të larta. Nikol ka përfaqësuar dy herë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, “Rio2016” dhe “Tokyo 2021”.

Nga viti  2021, notarja kuqezi bën pjesë në Top15 të Evropës, gjithashtu e kualifikuar me kohët e caktuara nga Federata Botërore(FINA) dhe jo me ftesë.

 

Pavarësisht këtij fakti, emri i Nikol Merizaj nuk figuron të jetë prezente në asnjë Kampionat Evropian apo Botëror. Jo vetëm kaq, por në një komunikim për “BalkanWeb”, notarja kuqezi shprehu pakënaqësi edhe për faktin që hequr si Sportiste Elitare nga Klubi Tirana duke mos pasur më asnjë mbështetje.

Media
Media

Paraqitja e Nikol Merizaj mori edhe vëmendjen e mediave greke të cilat pasqyruan suksesin e notares kuqezi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: