Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot me një mesazh Ditën e Pavarësisë së ShBA.

Në mesazhin e saj, kryeparlamentarja shqiptare i shpreh mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen në udhëkryqet e historisë dhe partneritetin strategjik në botën e sotme.

“Sot është 4 korrik, 246-vjetori i Pavarësisë së ShBA. Gjatë dy shekujve e gjysëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën si fuqia më e madhe e ndryshimit, si atdheu frymëzues dhe kontribues i lirisë, si udhëheqësja e valëve të demokratizmit, si garancia e paqes, sigurisë dhe mbështetës të kombeve që aspirojnë për liri, drejtësi, demokraci e paqe. Kombi shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e fuqishme gjatë udhëkryqeve të historisë sonë kombëtare, për partneritetin strategjik në botën e sotme, në shërbim të zhvillimit, paqes e sigurisë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb