Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve.
Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi i rrugëve në kryeqytet.
Kur përpara Kryeministrisë po flasin protestuesit, disa prej tyre kanë bllokuar njërin krah të Unazës, raporton gazetari Osman Stafa. Pak më vonë, u bllokua dhe një tjetër krah i Unazës. Makinat janë bllokuar në këtë aks, ndërsa lejohet vetëm kalimi i ambulancave për raste emergjente.
Bulevardi është mbushur plot me protestues, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë së Ramës, të cilën e akuzojnë për korrupsion madhor.
