Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur këtë të hënë edhe në qytetin bregdetar të Sarandës. Ndërhyrja e parë është kryer në një nga shkallaret e qytetit, ku është shembur një kioskë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Operacioni është zhvilluar pa incidente dhe deri tani nuk është raportuar asnjë reagim nga qytetarët apo pronarët e objekteve.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë në ditët në vijim, por ende nuk është bërë e ditur se sa objekte të tjera do të përfshihen në listën e ndërtimeve që do të shemben. Qëllimi i këtij operacioni është lirimi i hapësirave publike dhe rikthimi i rendit urban në zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit turistik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb