LIVE – Asambleja e PS, Rama: Nuk pendohemi për reformën dhe pavarësimin e drejtësisë! S’bëjmë avokatin e askujt
11 Shtator, 2025 11:00
Madhësia e tekstit:
Është mbledhur Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i PS do të prezantojë Qeverinë e re për mandatin e tij të katërt në drejtimin e vendit.
Fjalën e tij para anëtarëve socialistë të Asamblesë, kreu i qeverisë e nisi me reformën dhe pavarësinë e drejtësisë. Duke u ndalur te arrestimi i zyrtarëve të lartë të PS, Rama tha se avokatia nuk do t’i bëhet askujt.
“PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj”, tha kryesocialisti.
Edi Rama: Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4 vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të 4 qeverisës i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re.
Do të adresojmë emergjencës e krijuar në drejtimin e Tiranës. Dua të them që në fillimin sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi raportin me drejtësinë. PS nuk ka hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë aq më tepër kur ajo nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj.
Nuk e kemi thënë kurrë duke bërë avokatin e kujtdo, edhe kur mund të mos na duket e drejtë. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me reformën dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e gjyqësorit. Përmes reformës kemi larguar duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionimi e zgjedhjeje, shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëve.