Në ndeshjen hapëse  të  Europianit të të rinjve që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, Shqipëria U17  pëson disfatë 0-4 ndaj Portugalisë.

Në “Arenën Kombëtare”, nuk mund të mungonin edhe kryeministri Rama me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në pjesën e parë dominuan portugezët dhe u shpërblyen në fundin e fraksionit.

Ishte Kuintas që u koordinua mirë dhe realizoi me kokë.  Kuqezinjtë e Tedeskos provuan me forca të pakta por hasën mjaft vështirësi.

Portugalia dyfishoi shifrat me Miden i cili përktheu në gol një penallti, ndërsa pak më vonë shënoi edhe Kabral.  Në ndeshjet e tjera të grupit, Shqipëria sfidon Gjermaninë dhe Francën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb