Ka startuar në qytetin e Korçës festa e përvitshme e birrës. Për pesë net me radhë qytetarët vendas, vizitorët nga rrethe të tjera dhe turistët do kalojnë mbrëmje të mrekullueshme në shoqërinë e birrës Korça dhe muzikës.

Gazetari Mariglen Bita përcolli atmosferën e qytetit të serenatave, i cili është tejmbushur me turistë dhe siç tha ai duhet të kesh mik që të gjej vend për të qëndruar.

“Dekori është i veçantë, atmosfera është elektrizuese ende pa nisur festa,” raportoi Bita për BalkanWeb.

Sonte pritet të performojnë këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj dhe Marsela Çibukaj.

Gjatë kësaj feste birra do të shërbehet edhe gjatë ditës jo vetëm gjatë natës. Festa përkon edhe me 90-vjetorin e birrës “Korça”.

Në qytet vihet re një fluks i madh njerëzish që kanë ardhur, dhe shumica  e vizitorëve kanë tejmbushur hotelet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb