Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për Balkanweb se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta, ndërsa në selinë e PS në kryeqytet kanë mbërritur Rama, Veliaj, Ulsi Manja dhe Damian Gjiknuri.
Raportohet po ashtu se mbledhja do përqendrohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë.