Ka nisur përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë përpara Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa janë përgjigjur edhe këta të fundit.

Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Numri i studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit është i lartë.

Kërkesa e protestuesve është një dhe e pandarë: largimi i Edi Ramës si kryeministër dhe i qeverisë së tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: